Festat e fundvitit, qytetarët:
Preferojmë t’i kalojmë në shtëpi

Festat e fundvitit, qytetarët:<br />Preferojmë t’i kalojmë në shtëpi<br>
Pushimet e bardha për shqiptarët pranë zjarrit të oxhakut të ndonjë resorti duken të jenë të pamundura këtë vit.Këtë gjë e konfirmojnë edhe agjencitë turistike në vend të cilat thonë se kërkesa për udhëtime jashtë vendit është zbehur.

Po ashtu, qytetarët shprehen se preferojnë të festojnë në shtëpi me familjarët.

Tendenca e shqiptarëve për të kaluar festat e fundvitit jashtë vendit është zbehur këtë vit. Këtë na e konfirmojnë shumë prej agjencive turistike në vend, madje edhe duke theksuar se kërkesat për ta pritur Vitin e Ri jashtë Shqipërisë janë të pakta.

Ndërsa qytetarët na pohuan se kanë si preferencë kryesore kalimin e festave në shtëpinë e tyre me familjarët. Një prej arsyeve kryesore për të mos shkuar në një vend turistik janë ato ekonomike.

“Do ti kaloj festat te familja ime në Maqedoni, festa është gjithmonë atje ku është familja,” tha një vajzë nga Maqedonia.

“Në Tiranë do ti kaloj festat, jemi nga Shkodra kemi ardhur për të festuar festat,”shpjegoi një zotëri nga Shkodra.

“Festën do e festoj në Tiranë me familjen time, me djemtë, vajzat e mija dhe gruan time,”tha një i moshuar.

“Për Donatelën është viti i parë që do festoj, ne do ta festojmë në shtëpi bashkë me familjen,”tregoi një nënë që mbante vajzën e sapolindur në krah.

"Çdo vit pothuajse kemi prenotuar lokale me muzikë për ta kaluar natën e Vitit të Ri,” u shpreh një tjetër qytetar.

“Ne e kemi festuar në lokal por këtë vit do ta festojmë bashkë me familjen në shtëpi,” tregoi një zonjë.

Agjencitë theksojnë se ata që kanë preferuar të dalin jashtë Shqipërisë kanë zgjedhur vende si Maqedonia, Mali i Zi, por edhe Kroacia, ndër destinacionet më të afërta me çmime më të lira.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit

Ekonomia amerikane në krizë? Ja çfarë zbulojnë shifrat e fundit