Festivali Adriatiko-Jonian i Teatrit, në fokus gjakmarrja, aktori: Bota duhet të na njoh përmes identitetit kombëtar!

Festivali Adriatiko-Jonian i Teatrit mbi Trashëgiminë Kulturore Jomateriale prezantoi online në tre mbrëmje artistike poezi, filma dhe shfaqje teatrore, që në fokus kishin temën e gjakmarrjes.  Aktori Alert Çeloaliaj, si përfaqësues i Universitetit të Arteve rrëfen punën e bërë me artistët e rinj, për promovimin e identitetit tonë kombëtar përmes kulturës

 “Vendosja e lahutës përballë poezive, por edhe gjakmarrjes rrëfejnë identitetin tonë kombëtar. Ne jemi për të ruajtur atë që është pozitive edhe e mirë e identitetit tonë, por edhe për të luftuar këtë skllavëri që kthen këta fëmijë, të jetojnë, siç bëhej qindra vite më parë”, shprehet  Prof. Assoc. Alert Çeloaliaj në Universitetin e Arteve.

Filmi i shkurtër “21001 ditë” me regji të Endi Hoxhës dhe Producent Qendra Event, trajton përmes dramës së gjakmarrjes, një histori një ngujimi gjatë tre brezave në një familje shqiptare. Protagonistin, Gjonin e luan Ergi Shushku i shoqëruar dhe nga Guljelm Radoja, Bujar Asqeriu dhe Margent Caushi.

 “Në qendër të dramës është një djalë me ëndrra për të ardhmen, por për shkaqe që nuk kanë lidhje me të vuan pasojat, edhe për mua dramë më të madhe se kjo nuk ka”, shprehet regjisori Endi Hoxha.

 “Tinguj dhe Vargje” u mbështet në krijimet poetike e fëmijëve të ngujuar prej gjakmarrjes. Poezia, tregimet, muzika tradicionale me lahutë dhe klasike ndërthuren së bashku.

Ndërsa, “Pranga Gjaku” u shndërrua në një eksperiment të trefishtë nga tre regjisorët e rinj  Aldi Hysotoci, Dajana Nenaj dhe Xhuljano Brisku, të cilët prezantuan tre projeksione të ndryshme të tekstit fillestar.

“Shfaqjet janë vetëm maja e ajsbergut, pasi pjesa më e madhe e punës është bërë në muajt e shkuar që ka përkuar jo vetëm me gjurmimet antropologjike, por edhe me përgatitjen e të rinjve” shprehet prof. Pjeter Guralumi, “Qendra Event”.

Pjesë e rrjetit Adriatik i produksioneve artistike për zhvillimin dhe shtimin e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale është Shqipëria, Mali i Zi edhe Italia.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis ndërtimi i qendrës së zhvillimit ekonomik në Kashar! Veliaj: TEDA do ofrojë 5-7 mijë vende pune! Gonxhja: Model në rajon

Nis ndërtimi i qendrës së zhvillimit ekonomik në Kashar! Veliaj: TEDA do ofrojë 5-7 mijë vende pune! Gonxhja: Model në rajon