Festivali Botëror i Arteve Marciale
Shqiptarët rrëmbejnë medaljet

Festivali Botëror i Arteve Marciale <br />Shqiptarët rrëmbejnë medaljet
Të rinjtë shqiptar kanë shkëlqyer në festivalin Botëror të Arteve Marciale i zhvilluar në Marina di Ferrara në Itali. 12 të rinj nga Vlora, Tirana dhe diaspora kanë sjellë në vendin e tyre titujt kampion dhe nën kampion duke e renditur vendin tonë në atë që ka marrë më shumë medalje ari përgjatë këtij Kampionati të përvitshmëm botëror, që zhvillohet nga federata ËTKA.

Në këtë event merrnin pjesë mbi 5000 sportistë në arte të ndryshme marciale nga 5 kontinente ndërkohë që ky kampionat u ndoq nga më shumë se 38 mijë shikues.

Të rinjtë shqiptar sollën në Shqipëri 9 medalje ari për peshat e tyre dhe 4 medalje për pozicionin nën kampion.Të rinjtë shqiptar të kryesuar nga Enver Cakiqi dhe tre trainerë të tjerë kanë arritur të mposhtin shumë të rinj nga vende të ndryshme të botës, ndërkohë që suksesi i tyre është një prej më të mirëve të arritur deri tani.

Reiz Tozaj, traineri i të rinjve nga Vlora është shprehur se është hera e parë që fiton për ekipin e tij kaq shumë medalje botërore, ndërkohë që një prej të rinjve, i cili pati dhe paraqitjen më të mirë ku në një prej ndeshjeve fitoi rezultatin nëntë me zero, Benardo Memaj është shprehur se për të arritur deri këtu u desh një punë shumë e madhe dhe nuk ishte e lehtë.

"Juria ishte e drejtë, jemi të kënaqur me rezultatin tone, por nuk do ndalemi këtu ", -shtoi Memaj.

Trainerët janë shprehur se duhet të kishte më shumë interes për kampionët shqiptar duke nisur që nga trajtimi i tyre, pasi tashmë bëhet fjalë për kampionë botëror të cilët nderuan vendin e tyre me medalje të rëndësishme që jo kushdo mund ta arrijë. Ndërkohë që një tjetër i ri Stiven Jakupi arriti të fitojë titullin kampion bote si në karate dhe si në Taekwuondo.


Stiven Jakupi -65kg Kampion
Benardo Memaj -60 kg. Kampion
Henri Sadikaj -55 kg. Kampion
Sixhej Ferhati -45 kg. Kampion
Beler Beleri -45 kg. Nën kampion

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë