Festivali folklorik ‘Shpirti i Ballkanit’ në Korçë, trevat shqiptare dhe grupet nga rajoni sjellin traditën  

Në Korçë po organizohet festivali i muzikës popullore “Shpirti i Ballkanit” ku marrin pjesë disa grupe artistike nga Shqipëria dhe vendet e rajonit. Festivali mbahet për dy netë me radhe dhe sonte do të shpallet dhe fituesi.

Këngët dhe vallet popullore sollën atmosfere në qytetin juglindor të Korçës, ku për të pestin vit radhazi organizohet festivali ndërkombëtar “Shpirti i Ballkanit”.

Si asnjëherë më parë parada e ansambleve folklorike nga Shqipëria, Greqia , Bosnjë-Hercegovina e vende të tjera të rajonit me kostumet dhe performancat e tyre dhuruan spektakël në rrugët kryesore të qytetit të Korçës.Drejtoresha e qendrës kulturore “Vangjush Mio”, Blerta Belliu shprehet se ky festival ka për qëllim të sjellë traditën e popujve fqinje përmes valleve, muzikës dhe kërcimit.

“Shpirti i Ballkanit” vjen në Korçë në edicionin e tij të 5-të, i cili ka qëllim të sjellë traditën e vendeve fqinje, që të them të drejtën janë valle dhe muzikë me shumë dinamizëm, kane kostume shumëngjyrëshe. Pjesa jonë ka valle shumë ekspresive dhe të gjalla dhe ky është qëllimi. Kemi grupe shumë interesante nga, Bosnjë-Hercegovina, Shqipëria, Greqia etj dhe nesër na mbërrijnë dhe dy grupe të tjera dhe sigurisht ka dhe një qëllim kryesor për të sjellë sa më shumë turistë në qytetin e Korçës”, tha drejtoresha e qendrës kulturore Blerta Belliu.

"Shpirti i Ballkanit" do të vijojë mbrëmjen e së shtunën në teatrin “Andon Zako Cajupi” ku 5 grupet artistike do të përballen me një juri e cila do të përcaktojë çmimin e madh të festivalit.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

U-21/ Dhuna në Erzeni - Partizani, dy futbollistë në spital! 20 të tjerë në polici

U-21/ Dhuna në Erzeni - Partizani, dy futbollistë në spital! 20 të tjerë në polici