Këtë të martë Angelin Preljocaj dhe kompania e tij e baletit, ndajnë nga përvoja e tyre në Akademinë Teatrale të Operas, teknika të dancit me balerinët vendas...
Është kontributi i radhës që koreografi i njohur me origjinë shqiptare jep për baletin vendas, në këtë edicion të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor, që nën drejtimin e tij, zgjat deri në 23 tetor...
“Ky është kontributi im, një dhuratë bujare që e bëj për vendin tim në shenjë mirënjohje për të gjithë atë që kam marrë dhe për të përforcuar lidhjet me Shqipërinë”, shprehet koreografi Angelin Preljocaj.
Programin e Festivalit, të cilin e prezantojnë këtë të mërkurë, në një atmosferë festive të improvizuar në hollin e Teatrit, ia ka besuar bashkëpunëtores së tij për mbi tri dekada Nicole Said si dhe drejtores së Qendrës për Art e Kulturë ‘Harabel’, Ajola Xoxës.
Thotë se këtë ngjarje të kërcimit, po përpiqen të gjithë ta rrisin, siç bëhet me një fëmijë...
Krahas ‘Balet Prejlocaj’ janë katër trupa të tjera të njohura, që përmes performancave të tyre artistike do të njohin publikun në skenën e ‘Operas’ me koreografi magjepsëse. Sipari çelet me baletin ‘Gravity’, për dy net radhazi, të mërkurë e të enjte.
Ndonëse i lindur në Francë, Preljocaj tregon se brenda shtëpisë jetonin si shqiptarë dhe identiteti i tij, natyrshëm del edhe në krijimtari, si në baletet ‘Dasma’ apo ‘Amer Amerika’. Mbajtja e këtij festivali, mundësia që i jep trupës së Operës për të performuar falas veprat e tij, rikthimi i kthyer gati në ritual në këtë skenë, siç thotë janë shenja mirënjohje ndaj ‘rrënjëve’.
“Vë re në këtë rikthim se trupa, Opera kanë evoluar shumë. I gëzuar që mund ta konfirmoj këtë zhvillim dhe për vendin, e gjej çdo herë e më të përparuar. Kështu që jam më se i kënaqur që po punojmë të gjithë bashkë dhe rroftë Shqipëria”, shton më tej Preljocaj.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Komision hetimor vetëm për çështje konkrete,jeni dakord me propozimin e PS?
-
Po
69.2%
-
Jo
24.9%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 1834
Lajme të tjera
-
Autizmi ‘flet’ përmes talentit dhe barrierat bien! Mbrëmje gala në hollin e Teatrit të Operas, mesazhi i të riut autik: T’i lëmë mënjanë paragjykimet
21 Nëntor, 15:47
-
'Attila' e Verdit premierë në Teatrin e Operës dhe Baletit, Ibrahimi: Një nga veprat më të bukura, shfaqet për 4 net
10 Nëntor, 20:34
-
Nënshkruhet memorandumi në TKOB/ Për herë të parë në Shqipëri, artëdashësit që nuk shikojnë do të kenë përshkrim zanor të shfaqjeve
2 Nëntor, 16:17
-
‘Figurë e jashtëzakonshme!’ 3 vjet pa Besim Zekthin, Ansambli rikthen ‘shqiponjën e valleve’! Artistët: Na frymëzoi, traditën do ta çojmë përpara
31 Tetor, 15:42
-
Mbrëmje gala në Teatrin e Operas dhe Baletit nga 200 të rinj të talentuar, Muzhaqi: Përfituan nga kurset falas! Mirënjohje Adela dhe Anxhelo Muçollarit për mbështetjen
3 Tetor, 19:28
-
INTERVISTA për Report Tv/ Në kulmin e suksesit, Ermonela Jaho: Ëndrrat profesionale i realizova! Jeta ime jo e lehtë, por jam e rrethuar me njerëz pozitivë
3 Tetor, 16:02
-
10-vjeçarja Aislin Shyti debuton si soliste në Opera! Mesazhi i vogëlushes artiste: Fëmijët të vijnë në Teatër, do dëgjojnë muzikë hyjnore
9 Shtator, 15:55
-
Fest në Opera! Artistët mbyllin sezonin me 14 mijë vizitorë, Voshtina: Jeni shpirti i këtij tempulli! Sipari: Synojmë që ky Teatër të jetë një nga perlat e Evropës
1 Shtator, 15:04
-
PROFIL/ Kërceu me mjeshtrit e Ansamblit si Rexhep Çeliku, sot u trashëgon vallen të rinjve! 37 vjet të Brikena Jaupajt në Opera, mes emocioneve e sakrificave
30 Korrik, 19:33
-
'Premio Capri Danza International' me yjet botërorë të kërcimit! Adela Muçollari vlerësohet me çmim 'Karriere'! Të ftuar dhe Eno Peçi me Anbeta Toromanin
18 Korrik, 12:05
-
Mjeshtri botëror Zubin Mehta koncert gala në Opera! Dirigjenti për herë të parë në Shqipëri
23 Qershor, 16:43
-
Anna Pirozzi, sopranoja që rrëmbeu zemrat e shqiptarëve: Pse Shqipëria është si familje për mua! Nga sheshi në skenën e Operas, çfarë ndodhi gjatë 'Verdi off'
6 Qershor, 19:44