Festivali Mbarëkombëtar i Teatrove rikthehet online, deri tani në garë 16 shfaqje

Teatri Kombëtar i drejtuar nga Hervin Çuli prej një viti qëndron kyçur. Pavarësisht kërkesës publike të Sindikatës së Artistëve të këtij institucioni, drejtuar para disa muajsh Ministrisë së Kulturës, që t’i lejonin të zhvillonin shfaqje konform rregullave anticovid, asgjë nuk ka ndryshuar. Komiteti Teknik i Ekspertëve mbi situatën e COVID-19 vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim, duke mos lejuar që skenat teatrore të hapen.

Megjithatë, Teatri Kombëtar (TK) në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”(TKEKS), ky i fundit drejtuar nga Altin Basha, këto ditë ka nisur përpjekjet për realizimin të Festivalit të Teatrit Mbarëkombëtar Online.

Ftesa nën moton “Teatri vazhdon” është e hapur për të gjithë teatror shqipfolës, ndërsa shfaqjet do të transmetohen online gjatë muajit shkurt.

Deri më tani 16 trupa teatrore janë përgjigjur ftesës. Afati i fundit për t’u bërë pjesë e kësaj gare online është data 29 janar.

Gjatë 2018-s në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove morën pjesë 14 trupa teatrore nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi.

Ndërsa, “Vdekja” e Dantonit me regji të Dino Mustafiq, u vlerësua si “Shfaqja më e mirë”.  “Gomari i babatasit” u vlerësua për “Regjinë më të mirë” nga Altin Basha  dhe Aktori më i mirë  u shpall Reshat Arbana për interpretimin e tij në shfaqjen “Babai” me regji të Spiro Dunit.

 

v.d./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    7 dite para zgjedhjeve, a ju janë ofruar para ose favore në këmbim të votës?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

’Pa Gjurmë’/ Zhdukja e Bleona Matës reagon nëna e Begzim Isës: Vajzën nuk e rrëmbeu im bir, por gjejeni…