Festivali i Filmit në Kanë nuk do të mbahet në formën e tij origjinale prej izolimit nga COVID-19

Festivali i Filmit në Kanë nuk do të mbahet në formën e tij origjinale prej izolimit nga COVID-19

Foto nga Franca

Festivali i Filmit në Kanë nuk do të zhvillohet “në formën e tij origjinale” këtë vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas BBC, organizatorët fillimisht e shtynë festivalin muajin e kaluar, duke thënë se ata synojnë ta organizojnë atë në qershor ose në korrik të këtij viti.

Por në një deklaratë të fundit, ata thanë se tashmë festivali nuk është më i mundur pasi Franca zgjati masat e izolimit këtë javë.

Ata nuk sqaruan se cilat mund të jenë alternativat, por thanë se shpresojnë t’i komunikojnë menjëherë ato.

Festivali prestigjoz fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej në jug të Francës nga 12 deri në 23 maj.

Kur festivali u shty për herë të parë, presidenti i tij, Pierre Lescure, tha se ai ishte optimist se do të mbahej këtë vit.

Lescure i tha gazetës “Le Figaro” në atë kohë që ai besonte se kulmi i epidemisë do të arrihet në fund të marsit dhe se do të marrim frymë pak më mirë në prill.

Presidenti Francez Emmanuel Macron njoftoi se bllokimi i vendit do të zgjerohej deri më 11 maj dhe se ngjarjet publike nuk mund të mbahen deri në korrik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Edhe 5 ditë afat për mbi 73 mijë persona që të dorëzojnë DIVA-n! Tatimet për Report TV: Vjet ishin mbi 49 mijë individë në më shumë se 1 punë

Edhe 5 ditë afat për mbi 73 mijë persona që të dorëzojnë DIVA-n! Tatimet për Report TV: Vjet ishin mbi 49 mijë individë në më shumë se 1 punë