Festoi me fanellën me mbishkrimin ‘Jashari’ që çmendi serbët, Granit Xhaka: Nuk kishte asgjë politike

Festoi me fanellën me mbishkrimin ‘Jashari’ që çmendi serbët, Granit Xhaka: Nuk kishte asgjë politike

1670054791_finalprojekt.00220812.Still001.jpg

Futbollisti Granit Xhaka ka reaguar pasi festoi me një fanellë me numrin 26 që lexonte “Jashari”, pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë.

Xhaka ka sqaruar në konferencën për shtyp se nuk kishte asgjë politike në këtë festë, e cila ishte e dedikuar për Ardon Jasharin, për të cilin tha se po rritet shpejt si futbollist.

“Jo, nuk kishte asgjë politike brenda kësaj. Ishte një referim dhe dedikim për Ardonin, i cili është një i ri që po rritet shpejt, e të cilin e këshilloj shumë dhe që meriton shumë respekt për atë që është duke e bërë”, tha Xhaka.

Ai publikoi edhe një foto në Instagram, ku shprehu krenarinë për skuadrën e tij.

“Nuk mund ta përshkruaj sa e mirë është kjo ndjenjë. Shumë krenarë për djemtë e mi. Raundi i 1/16-ave të Kupës së Botës. Ia dolëm”, shkroi Xhaka.


Lajmi kryesor:

Tensionet në ndeshjen Zvicër-Serbi, trajneri serb filmohet duke sharë nënat shqiptare! Xhaka reagon për fanellën ‘Jashari’: Nuk ishte politike (VIDEO)


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin