FIA organizon në Tiranë për herë të parë Kongresin Vjetor Sportiv, i pranishëm edhe presidenti Jean Todt

FIA organizon në Tiranë për herë të parë Kongresin Vjetor Sportiv, i pranishëm edhe presidenti Jean Todt

Nga data 12 deri më 14 dhjetor në Shqipëri dhe konkretisht në Tiranë do të zhvillohet ‘FIA CEZ Prize Giving Ceremony’, eveniment që organizohet nga FIA dhe që vjen në vendin tonë me ftesë të ‘Automobile Club Albania’.

Pas pjesëmarrjes për herë të parë të Shqipërisë në një Kampionat Botëror motorsporti siç është FIA Motorsport Games që u zhvillua në fillim të Nëntorit në Romë, Klubi i Automobilit të Shqipërisë hedh një tjetër hap të rëndësishëm dhe historik në motorsport.

I pranishëm do të jetë edhe presidenti i FIA-s Jean Todt. Ky i fundit është njëkohësisht edhe i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sigurinë Rrugore.

Ndërkohë që do të mbahet edhe “FIA Sport Regional Congress 2019”. Auto Club Albania që është anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, do të mirëpresë Kongresin Vjetor për sa i përket Zonës së Evropës Qendrore (CEZ).

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund

Masakra e Gërdecit, Mediu: T'i shkohet të vërtetës deri në fund