Fidel Kastro i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, më është dikur dje “mot a mot” si Fidel Kastro. Bënte thirrje për “protesta, ngritje në revolta popullore”, dhe këtë e bënte përmes një postimi në fb, (ku përkujtonte zemërluanët e Qaf-Barit dhe Spaçit) të një goxha “fjalimi” me peshë intelektuale dhe politike.

Më dukej sikur kisha para ekranit jo kreun e shtetit tim, të një vendi aleat në NATO, të një vendi partner i sigurtë i strukturave Euroatlantike, të një vendi që është fare pranë hapjes së negociatave me BE, por sikur kisha përpara Fidel Kastron, që bënte thirrje nga periferia e Havanës, për “nisjen e revolucionit”.

Dhe në fakt Meta duket sikur e ka serozisht idenë revolucionaliste, pasi tek e dëgjoja që shprehej njëherë “kam vënë në dijeni faktorin ndërkombëtar për planin tim me 14 pika”, dhe pastaj u sulej atyre dhe i shigjetonte se “nuk duhej të heshtnin për shkeljet ligjore të kësaj klike që qeveris”. Kreu i shtetit, në daljen e tij të beftë para mediave, ka ndarë dhe kategorizuar edhe se kush janë “opozita reale” dhe kush “opozita e rreme”.

Duket sikur Meta, i të gjitha në terezi, dhe merret me fallin e kafes turke, për të gjetur kush është opozitar i “vërtetë” dhe kush i “rremë”. Madje në platformën e tij “shpëtimtare” me 11 pika, e cila sipas tij synon “zgjidhjen e krizës para provimit në BE”, zoti Meta theksoi faktin se “në tryezë duhet të jetë patjetër edhe opozita reale, dhe jo ajo e rreme, që bën lojëra me qeverinë”. Meta foli pa “maskë” (sipas tij) dhe këtë kërkoi edhe nga faktori politik në Shqipëri.

Ai foli gjatë për reformën në drejtësi, për “vonesat e qëllimshme”, por nuk përmendi asnjëherë rolin e mandatdjegurve, që edhe pse ikën, dhe lanë “pushkën në faqe” siç thotë populli, nuk ndalen deri në bllokimin e reformimit të plotë të organeve të drejtësisë, apo dhe të zgjedhores. Nën batutën “maskat po bien”, ndoshta duke aluduar se edhe “qeveria po bie”, duket se Ilir Meta ka dashur të dalë si “shpëtimtari i kombit, në momentet kur vendi po digjej dhe po plaste lufta”.

E kishte fjalën për protestat “paqësore” të Lulzimit dhe Monikës ? Edhe mundet, por merakun më të madh kryetari i shtetit përgjatë fjalës së tij, e kishte tek “maskat”, pasi ishte fjala të cilën e ka përmendur brënda 25 minutave, mbi 60 herë.

Ilir Meta, nuk e di përse më është dukur dje si Fidel Kastro, edhe kur parashikonte “shtimin e pikave kushtëzuese për Shqipërinë pas provimit të Qershorit dhe Tetorit, nga BE për hapjen e negociatave”. Ndërkohë lidhur me platformat “shpëtimtare” për zgjidhjen e krizës, Meta konkuron me Bashën, njeriut të cilit synon që deri në fund të mandatit, ti zërë vendin e kryeopozitarit. Nuk e di përse Iliri dje më ngjau me Fidelin. I kishte mbetur “ora” tek revolta dhe diktatura.

Një kryetar shtetit që edhe pas 30 vitesh, flet akoma për “përmbysje regjimi, tirani, liri që fitohet dhe nuk dhurohet” etj, etj. Për gjëra dhe deklarata të tilla, nuk flasin kurrë presidentë të vendeve të lira dhe demokratike, aq më tepër i një vendi mes Europës, anëtar i NATO-s, dhe partner i sigurtë i SHBA-së zoti Meta.

d.ba./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli?

Komento

Komente

  • edi: 24/05/2020 15:42

    Ai njihet por me vjen shume rende kur shoh Cunin e lagjes qe jom rrit Bujar Kapexhiu Qe kurre seshte morr me politike Aq Idiot mu ka duk sa kur e pashe dhe e degjova spata guxim ti thoja njeriu Wow Bujari Djale i qeshur dhe shakazhi Ke mbron Te gjithe jane krymat e Komunizmit i dashur Bujar. Fonci po Meta eshte Kopil i lere dhe rritur E EDUKUAR ne KOMUNIZEM

    Përgjigju
  • Fonci: 23/05/2020 13:32

    O krrici i Rames fideli ishte komunist

    Përgjigju
  • SPAK & USA: 23/05/2020 12:41

    vetem ne burg ky bashke me te shoqen e langot e tyre qe qarkullojne ne tere vendin

    Përgjigju
  • Haha: 22/05/2020 21:46

    President leshi kemi ne

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

'Zgjedhorja', Alibeaj: Opozita nuk ka propozime të reja që prej 9 marsit