Fidel Ylli i kthen përgjigjje Ligës: Kryeministri ka mirëkuptim për kërkesat, por ndërprisni bojkotin

Kategoria e Pare, e dytë dhe futbolli i moshave kanë ndërprerë bojkotin. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se këto kategori në fundjavë do të zbresin në fushë, duke i dhënë fund thatësirës më shumë se 3 mujore pa futboll në vend.

Ndërkohë në bojkot vijon vetëm Superliga, që sipas FSHF do të marrë një vendim të premten kur të mblidhet Liga Profesioniste. Kjo e fundit sot ka marrë një përgjigjje edhe nga Fidel Ylli, përfaqësuesi i qeverisë, i cili thotë se kërkesat janë në tavolinën e kryeministrit, që ka një mirëkuptim, por nuk pranon të shantazhohet me bojkot.

Për më tepër Fidel Ylli thotë që Liga nuk mund ti vendosë afat qeverisë për kthimin e përgjigjjes.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale