Fier, arrestohet pronari i “Mullirit 
të Artë”, ndërtonte pa leje në fabrikë

Fier, arrestohet pronari i “Mullirit <br />të Artë”, ndërtonte pa leje në fabrikë
FIER - Pronari i firmës “Mulliri i Artë”, Agur Abdurramani u arrestua të mërkurën nga Policia e Fierit për ndërtim të paligjshëm në ambientet e brendshme të fabrikës. 

Sipas policisë bëhet fjalë për një sipërfaqe pa leje rreth 250 metër katrorë. Po ashtu blutë e qytetit të Fierit sekuestruan një kamion me targa FR 3854 D i cili kishte sjellë materialet për objektin që do ndërtohej.

Kompania “Mulliri i Artë” me seli në qytetin e Fierit merret me tregtimin e miellit dhe nënprodukteve të tij, ndërsa 55-vjeçari Agur Abdurramani banon në Tiranë.

Me ligjin e ri të miratuar në Kuvend, kush ndërton pa leje edhe në pronën e tij rrezikon 1 vit burg.

Reagon Business Albania: Arrestimi i nxituar, demton biznesin
Ndërkohë pas arrestimit të pronarit të firmës “Mulliri i Artë” ka reaguar “Busines Albania”.

Në një komunikatë për shtyp kjo shoqatë e ka konsideruar arrestimin një veprim të nxituar dhe të pajustifikueshëm, i cili ndër të tjera dëmton partneritetin në biznes.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës