Fier, arrestohet shoferi për goditje
automjeti në gjendje të dehur

Fier, arrestohet shoferi për goditje<br />automjeti në gjendje të dehur<br>
Arrestohet në flagrancë shoferi në gjendje dehur, në Fier.

Policët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin me të dhëna: Aleksandër Ibro, 40 vjeç, banues në Fier.

Aleksandër Ibro po drejtonte automjetin tip "Volkswagen" në aksin rrugor Fier-Vlorë. Gjatë drejtimit të automjetit  i arrestuari ishte në gjendje të dehur, duke u bërë ky shkaku për përplasjen që i ka bërë automjetit tip “Dayang” me drejtues shtetasin A.D, 34 vjeç. Incidenti ka ndodhur në vendin e quajtur "Qafa e Koshovicës".

Asnjëri nga dy shoferit e automjeteve nuk është dëmtuar. Shtetasi i arrestuar po hetohet penalisht.

Materialet i kanë kalur Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit