Fier/ Edicioni i 15-të i ekspozitës fotografike ‘Fokus Award’! 192 artistë nga 25 vende të botës

E kthyer në traditë prej 15 vitesh është zhvilluar në Fier ekspozita fotografike “Fokus Award 2024”. Nga 640 aplikantë, vetëm 195 prej tyre u bënë pjesë e garës nga 25 shtete të ndryshme të botës.

“Prek me sy” ishte tematika e edicionit të 15 të ekspozitës ndërkombëtare të zhvilluar në ambiente e Galerisë së Arteve “Vilson Kilica” në Fier.

Për organizatorët e ekspozitës, “Fokus Award” është një nga aktivitetet e  jashtëzakonshme të përvitshëm që i shërben artistëve, ndërsa theksojnë se erdhi me një ndjeshmëri të thellë tek publiku e artdashësit.

“Dëshirojmë t’i shërbejmë sa më mirë fotografisë dhe t’i japim Shqipërisë një aktivitet të rëndësishëm ndërkombëtar për fotografinë. Festivali përbëhet nga 5 kategori”, u shpreh Arben Alliaj, organizator.

“Që këtë radhë ishte një temë shumë e bukur, “prek me sy” dhe ata duhet të sillnin një lloj ndjeshmëri që lidhet me vështrimin e tyre fotografik e të brendshëm.  Ndjeshmëria e fotografëve është shumë e thellë në këtë ekspozitë tematike”, tha Elton Koritari, kurator.

Fitues i këtij viti është artisti shqiptarë Ernest Baba me foton e tij...

Juria e “Fokus Award” ishte ndërkombëtare, ndërsa për çmimin e parë dhe të dytë artistët u shpërblyen me 1000 euro nga Bashkia Fier, kjo një pagesë simbolike e përvitshme.   

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament