Fier/ Fermeri kthen kultivimin e fasules në traditë familjare: Të na subvencionohet nafta

Fermerin Kristaq Llupi nga fshati Shën Pjetër i Njesia Administrative Topoje Fier, e gjejmë në tokën e tij ku kultivimin e fasules e ka kthyer në një biznes familjar. Ai thotë se problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore ndërsa tregon se shumë toka nuk punohen duke u lënë të djerra.

Fasulen kam filluar ta kultivojë shumë herët kryesisht në , por para dy vitesh kam filluar të kultivojë fasule në sipërfaqe më të mëdha. Aktualisht kam 5 ha toke  ku 2 ha e gjysmë toke të mbjella me fasule", tha Llupi duke treguar se këtë vit ka marrë 50 kuintal fasule.

Në fshatin Shën Pjetër përveç Kristaq Llupit janë të paktën 5 fermerë të tjerë që kultivojnë fasule, krahas grurit misrit e elbit. Por rritja e fasules ka dhe problemet e saj.  Llupi thotë se këtë vit kanë pasur probleme të mëdha me kushtet klimatike,  por edhe me karkalecat që i dëmtojnë të mbjellat. Ndërsa ankohet se nuk ka përfituar subvencione nga shteti për sa i përket naftës. Ai thotë se e blen naftën me 1700 lekë dhe shteti duhet të ndërhyjë pasi për të është shtrenjtë.

“Rendimentet e fasules varen shumë prej kushteve klimatike, këtë vit lagështia na ka bërë shumë dëme në rendimente, pasi në fazën e pjekjes së fasules ka pasur të reshje”, tha Llupi.

Ai tregon se nuk ka marrë subvencion nga shteti, ndërsa problem mbetet edhe mungesa e tregtarëve të mëdhenj që të grumbullojnë dhe të blejnë sasi të mëdha. Por pavarësisht kësaj fermeri Llupi thotë se ka klientët e tij dhe e ka të shitur të gjithë mallin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mallakastra: 03/08/2020 09:30

    Fasulet e topojes zen miza.. vetem mallakastra ben fasule te cilesise se pare..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale