Fier, kompania e naftës ndot
mjedisin, banorët në protestë 

Fier, kompania e naftës ndot<br />mjedisin, banorët në protestë 
FIER - Banorët e fshatit Drenovë në Mallakastër kanë zhvilluar paraditen e sotme një protestë kundër kompanisë së naftës “Trans- Atlantit”, teksa e akuzojnë këtë të fundit për ndotje të mjedisit. 

Me pankarta në duar ku kërkonin largimin e kompanisë protestuesit janë tubuar përpara ambienteve të kësaj firme, ndërsa i bëjnë apel instancave shtetërore të marrin parasysh kërkesat e tyre. 

Sipas protestuesve demet e shkaktuara nga kjo kompani në kulturat bujqësore dhe blegtori kanë qenë të konsiderueshme, ndërsa shtojnë se drejtuesit e firmës nuk kanë denjuar as ti presin.

Një prej protestuesve ka dëmtuar tabelën e vendosur nga kompania që thotë “Mirë se vini në Cakran”, pasi sipas tij këtu jemi në fshatin Drenovë.

Pas ardhjes se uniformave blu ai ka hequr dorë nga nisma e tij, ndërsa edhe protestuesit janë larguar.

Këta të fundit kanë premtuar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh do përshkallëzojnë protestat.
 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot

Rritje graduale temperaturash dhe diell, parashikimi i motit për sot