Fier/ Kthyen shtëpinë në laborator kanabisi, në pranga nënë e bir, në kërkim babai dhe një kosovar!

FIER- Një laborator droge është zbuluar në qytetin e Fier, në pronësi të një familjeje! Shtëpia e 52-vjeçarit Aleksandër Kapaj i shpallur në kërkim, kishte përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin dhe prodhimin e lëndës narkotike, ku kishin mbjellë 312 fidanë kanabis. Për pasojë në pranga kanë rënë nënë e bir, Qamile Kapaj (nëna) 48-vjeç dhe  Anxhelo Kapaj (i biri) 22 vjeç, e ndërsa janë shpallur në kërkim babai, Aleksandër Kapaj dhe një 33-vjeçar nga Kosova me inicialet F.B..

Uniformat blu bëjnë me dije se këta persona kishin bërë edhe lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike, e për pasojë janë vënë në hetim 3 elektricistë. Këta të fundit, të identifikuar s G.M., E.M. dhe B.Q., akuzohen për shpërdorim detyre,

"Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë  të dyshuar Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj", njofton policia.

Shtëpia e kthyer në laborator

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:53
Laboratori i drogës në Fier/ Banori: Erdhi policia dhe ma bëri me sy, unë e kuptova! S'kam parë hyrje- dalje të dyshimta

Një nga banorët e zonës, e përshkruan Aleksandrin, kryefamiljari banesa e së cilës ishte shndërruar në një laborator droge, si një njeri shumë të mirë, por në gjendje të vështirë ekonomike. Ai thotë se nuk ka parë hyrje- dalje të dyshimta.

"E shoqja ishte e sëmurë. S'kam parë fare lëvizje të dyshimta. Ka një djalë dhe 3 çupa, një e ka në Tiranë merret me piktura. Njerëz fukarenj, në hall të tyre, janë të ardhur, e njoh personalisht kryefjalimjarin, kam pasur pak muhabet, nuk ka qenë njeri i keq, e kam thënë me gjithë shpirt, erdhi shefi këtu dhe ma bëri me sy, po unë e kuptova, nxorën nga shtëpia disa llamarina. Jetonin burrë e grua dhe djali", tha dëshmitar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I lënë na tepèja e kokës (Tepelënë): 01/05/2020 09:59

    Bo bo cbehet fierake e lepere nje surratë njeri jep tjetri mer njeri mbjelle tjetri transportone.

    Përgjigju
    • Vlore: 01/05/2020 20:41

      Ik ore zagar ke surrat ti të shashe vlonjatet ik keput qafen

  • Sylejmën: 01/05/2020 09:57

    Ku jane lalucete tani të daline të komentojne se vetem vlonjatet mbajne neper goje

    Përgjigju
    • @Sylejmën: 01/05/2020 13:37

      Janë te ardhur nuk janë Fierak .....Fieraket janë Punetorë,te Beses,te Edukuar dhe Qytetar

  • Uku Momlit: 01/05/2020 09:45

    Do jene punesuar nga ndonje nepunes publik keta te shkretet se nuk ka mundesi te zhvillojne gjithe ate veprimtari antiligjore dhe ne fund kryesoret ikin ne drejtim te paditur dhe kapet zonja shtepise me te birin e varfer....Ahhhhhh te hengsha zemren o shtet qe i qane keto punet e kanabisit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq