'Mercedesi' përplas motorin në Fier, vdes drejtuesi! Një tjetër bëhet copash në Milot, plagoset rëndë çifti i bashkëshortëve (VIDEO)

 Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme, si pasojë e së cilit ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në autostradë Levan- Tepelenë, në afërsi të fshatit Çerven. Mësohet se një automjet tip "Mercedes" me traga FR 0790P është përplasur me një motor me targa greke, ku ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit, F.T, 24 vjeç. "Mercedesi" ka përfunduar në kanal, e ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit, i identifikuar si K.Z është larguar nga vendi i ngjarjes. Por pas disa orëve në arrati, 68 vjeçari me inicialet K.Z është vënë në prangat e policisë.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ndërkohë pasditen e sotme janë shënuar pasditen e sotme në të gjithë vendin.

Në Milot një tjetër mjet tip Benz është përplasur me trafik ndarësen dhe si pasojë janë plagosur rëndë një çift bashkëshortësh të cilët janë në gjendje kritike për jetën.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mili: 24/08/2019 17:39

    U shojten shqiptart nga atentatet e aksidentet. Çdo ditë nga 3-5-7 njerëz ikin nga kjo dynja. Sa keq dhe turp. Sikur eshte nje popull prej 80 miljonesh. Gjynah dhe harram!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale