Fier, vazhdojnë shpërthimet në
Zharrëz nga "Bankers Petrolium"
Ndonëse janë zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të shtetit për zgjidhjen e situatës, shpërthimet në komunën Zharrëz në rrethin e Fierit nga kompania e naftës “Bankers Petroleum” vazhdojnë të jenë sërish prezente.
FIER - Ndonëse janë zhvilluar takime me përfaqësues të lartë të shtetit për zgjidhjen e situatës, shpërthimet në komunën Zharrëz në rrethin e Fierit nga kompania e naftës “Bankers Petroleum” vazhdojnë të jenë sërish prezente.
Fshatrat e komunës Zharrëz tronditën cdo ditë nga shpërthimet nëntokësore për nxjerrjen e naftës, duke shkaktuar sërish dëme dhe plasaritje në banesat e zonës.
Banorët pohojnë se lëkunndjet vazhdojnë sërish, por janë më të lehta në krahasim me më parë.
"Bëjnë lëkundje, por janë pak më të lehta se më parë që ishin shumë të rënda. Brenda ka të çara, ka tronditje". "Ka tronditje, por jo shumë të rënda si më parë. Edhe vazhdojnë akoma tronditjet. Askush nuk interesohet", shprehen banorët.
Ndërkohë, kreu I komunës Zharrëz, Taulant Gremi thotë se problem vijon të jetë sërish evident, ndonëse është kërkuar zgjidhje përfundimatrë nga komisionerët e komunës.
"Lëkundjet herë pas here vazhdojnë. Përpos ardhjes dhe takimeve të bëra nga ministr, ato janë evidente për fatin tonë të keq. Janë ngritur komisione, është shkuar në ministri, janë çuar edhe përfaqësues të komunës. Ky problem tashmë është evident dhe vazhdon në të njëjtat parametra", shprehet kreu i komunës Zharrëz, Taulant Gremi.
Nje muaj me pare ne fshatin Verbas në komunën Zharrëz u zhvillua një takim me minsitrin e energjitikes, I cili premtoi se nuk do te kete me shperthime, por situata vijon të jetë e njëjtë.
(v.gj/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.3%
-
Të gabuar
83.9%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 2879
Lajme të tjera
-
Kandidimi i Belerit në Parlamentin Europian, avokati: Efekt elektoral në Greqi! Dhuli: Në rast se ka zgjedhje në Himarë, mund të mos marrim pjesë
17 Prill, 22:46
-
Romario regjistrohet si futbollist aktiv në moshën 58-vjeçare, motivi është personal
17 Prill, 22:39
-
Anglia drejt ndalimit të duhanit: Kush ka lindur pas 1 janarit të vitit 2009 nuk mund të blejë cigare
17 Prill, 22:38
-
Incidenti në konferencë, presidentja e Komisionit Europian sulmohet nga një qytetar: Je kriminele (Video)
17 Prill, 22:32
-
‘Policë që punojnë me krimin’, Balla i përgjigjet Dumanit: Bashkëpunimi me SPAK i shkëlqyer, në asnjë operacion s’ka rrjedhur informacioni
17 Prill, 22:25
-
VIDEO/ Kreu një operacion në kokë, Dea Mishel publikon pamjet shqetësuese pas ndërhyrjes
17 Prill, 22:08
-
Pas 13 sezonesh, Blake Griffin tërhiqet nga NBA
17 Prill, 22:03
-
Skerdjan Dhuli: LSI një parti në rënie, sulmet ndaj SPAK nuk japin vota
17 Prill, 21:58
-
I dha PD-në Berishës, gjyqtari Agron Zhukri me 1 miliard lekë pasuri, përballet me bilance negative në vlera të mëdha në KPK
17 Prill, 21:54
-
Obsesioni i Ilir Metës me Arben Rakipin (disa detaje mbi profilin e juristit)
17 Prill, 21:53
-
Mero Baze: Këta 'tigra prej letre' që na kanë qeverisur
17 Prill, 21:48
-
'SPAK ka shkuar dy herë në GJKKO për masë shtrënguese ndaj Metës', avokati zbulon në 'Repolitix': Gjykata e ka kthyer mbrapsht
17 Prill, 21:43