Fieri me 50 % e popullsisë të vaksinuar, por infektimet mbeten të larta! Qarku i dytë më i prekur pas Tiranës

Afro 50 për qind e popullsisë në qarkun e Fierit është vaksinuar, por sërish numri i personave të infektuar me COVID-19 mbetet i lartë, duke e renditur Fierin si qarkun e dytë pas Tiranës.

Drejtuesja e njësisë së Kujdesit Shëndetësor, Mirela Mitre shprehet se janë kryer mbi 105 mijë vaksinime në rang qarku.

"Në bashkinë Fier, Patos dhe Roskovec janë kryer 105 mijë e 148 vaksinime, nga të cilat 58 mije e 142  janë dozë të pare dhe 47 mijë e 126 janë më të dyja dozat”, tha Mitre

Ndërsa kategori të veçanta si mësuesit dhe stafet mjekësore janë vaksinuar në masën 80 për qind.

Mitre u bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të paraqiten në qendrat e vaksinimit, pasi jemi ende në muajin e hapur të vaksinimit.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme