FIFA nis hetim për incidentin, në botë uji në stadium me gota plastike! Reja: Ndërprerja e ndeshjes na penalizoi

Jo vetëm humbjen që e largon drejt ëndrës për Botërorin. Shqipëria humbi shumë pikë për imazhin e saj me incidentet e tifozëve kuqezi.

Provokim i autorit të golit polak, apo jo, reagimi i një grupi të vogël të tifozëve të kombëtares, na la të gjithëve shije të hidhur. Në minutën e 78 tifozët qëlluan me ç’të mundin futbollistët kundërshtarë, përfshirë edhe kapitetin polak Levandoski që bënte thirrje për qetësi. 

“Sigurisht nuk mund ta duartrokas goditjen e lojtarëve polak. Në atë moment kishim energjinë e duhur. Na penalizoi ndërprerja, pasi kishim motivin e duhur për të reaguar. Uroj që në të ardhmen kjo të mos ndodh më pasi nuk penalizon vetëm Kombëtaren, por edhe Shqipërinë,"-u shpreh trajneri i Shqipërisë Edi Reja. 

Incidenti nuk ka kaluar pa pasoja. FIFA ka nisur  një hetim, ndërsa FSHF rrezikon gjobën, dhe ndëshkimin që kombëtarja mund të luajë dy ndeshje pa tifozë.

E marta ishte dita e incidenteve. Edhe në Londër kur në stadiumin Uembli, luhej Angli-Hungari, e vlefshme po për grupin e kombëtares shqiptare, tifozët hungarezë nxorrë një pankartë raciste që solli dhe përplasje fizike me policinë.

Në fakt, në Uembli, tifozët kanë vetëm fuqinë e pankartave. Ndryshe ndodhi në Shqipëri, ku në stadiumin “Air Albania” polakët u qëlluan me bidonë uji. Paradoksi është, se efektivët e policisë nuk ua lejojën tifozëve të futen në stadium me shishe, ndërsa vetë bizneset brenda “Air Albania” e tregtojnë këtë produkt.

Çakmakët e ndaluar gjithashtu, u panë në fushën e blertë por nuk mungonin as telefonat.

Në shumë stadiume, zgjidhja është gjetur duke i ofruar tifozëve ujë dhe pije në gota plastike, që nuk e kanë fuqinë për të arritur deri në fushë.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/10/2021 02:05

    Jeni ne vete ju,gota uji thoni? I kini bere llogarite pa hanxhine,thote populli.Po Duka si te marre pjese fitimi,po u dha uji me gota.Ato shishkat jane plus ne pasuri,aq me teper qe tani do t'i duhet te paguaje dhe gjobe.Nuk besoj qe gota me uje te kushtoje sa shishet dhe pervec kesaj,Duka mund te justifikohet,qe ky ishte nje incident i izoluar,keshtu qe s'ka pse te heqe shishet.

    Përgjigju
  • lqx: 14/10/2021 00:46

    Po na vjedh edhe kombetaren o Duke mafiozi. Sa here duhet te na denoje FIFA dhe UEFA qe plehrat e TKZ dhe Plisave mos lejohen me ne stadium? Jane te njejtet felliqesira qe Duka i perdor per te shafaqur banderola kunder qeverise dhe per thirrjet Rama IK.

    Përgjigju
  • Titi: 13/10/2021 18:10

    Ne çdo stadium shitet uj ne shishe plastike,por u heqet tapa e shishes kur e ble,fshf duhet te shikoj filmimet dhe ata idiot mos te hyjn kurr ma ne stadium,un e ndjek cdo ndeshje te Shqipris jasht ne stadium ne cdo vend qe ka lujtur Shqipria dhe jemi tifozat qe na do çdo shtet qe kemi shkuar se dim te festojm dhe te respektojm,uroj te mos penalizohem per at qe ndodhi me tiran

    Përgjigju
  • tirona: 13/10/2021 15:49

    Policia me gjithe ate pune qe beri duke mos lejuar bidona uji ne stadium duhet te bllokonte dhe shitjen e bidonave brenda stadiumit dhe ta tregtonin me gota plastike

    Përgjigju
  • Populli: 13/10/2021 14:45

    Lojtaret ishin tmerresisht te lodhur.. maksimumin e dhane pjesen e pare.. kaq kemi mundesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi