FIFA zbulon arbitrat e Botërorit, për herë të parë 3 prej tyre janë vajza

FIFA zbulon arbitrat e Botërorit, për herë të parë 3 prej tyre janë vajza

Arbiterja franceze Stephanie Frappart

Komiteti i gjyqtarëve të FIFA-s ka përcaktuar sot arbitrat që do vendosin drejtësi në Botërorin e Katarit që zhvillohet këtë vit nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor.

Në total do jenë 36 arbitra kryesorë, 69 të linjës, ndërsa në 24 në VAR. Interesant është fakti se për herë të parë do jenë edhe 3 arbitra femra. Bëhet fjalë për Stephanie Frappart (Francë), Salima Mukansanga (Ruanda) dhe Yoshimi Yamashita (Japoni). Sakaq do ketë edhe 3 asistente Neuza Back (Brazil), Karen Diaz Medina (Meksikë) dhe Kathryn Nesbitt (Shtetet e Bashkuara)

Pierluigi Collina, i cili drejton Komitetin e Arbitrave të FIFA-s, komentoi situatën: "Jemi shumë të lumtur. E gjithë kjo përfundon një proces të gjatë që filloi disa vite më parë me zhvillimin e divizionit të femrave. Kështu që ne mund të theksojmë qartë se është cilësia që bën diferencën dhe jo gjinia. Shpresoj që në të ardhmen caktimi i gjyqtareve femra në garat elitë të meshkujve do përceptohet si diçka normale dhe jo më e bujshme. Ata e meritojnë të jenë në Kupën e Botës sepse kanë ofruar vazhdimisht paraqitje të nivelit të lartë dhe ky është faktori themelor për ne.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë