Fiku frigoriferin sepse zhurma e shqetësonte, pastruesi i një kolegji amerikan shkatërroi 25 vite punë kërkimore

Fiku frigoriferin sepse zhurma e shqetësonte, pastruesi i një kolegji amerikan shkatërroi 25 vite punë kërkimore

Frigorifer

Një zhurmë e bezdisshme që vinte nga një frigorifer që mbante mikroorganizma nga disa  eksperimente dhe kërkime bio-kimike, shtyu një pastruese në Institutin Politeknik Rensselaer në Troy, në SHBA, të fikte pajisjen, duke shkatërruar kështu 25 vite kërkime universitare.

Frigoriferi që përmbante mikroorganizma dhe epruveta të të gjitha llojeve, të cilat ishin rezultat i një projekti kërkimor mbi fotosintezën e udhëhequr nga një profesor i biologjisë dhe kimisë, u mbyll për shkak se një pastrues u bezdis nga zhurma që pajisja bënte.

Materiali mbahej në një temperaturë -80 gradë Celsius dhe pasi pajisja u fik temperatura u rrit në -30 gradë Celsius, gjë që shkaktoi shkatërrimin e materialit që ruhej.

Për pasojë plot 25 vite punë kërkimore e studiuesve dhe shkencëtarëve u shkatërrua në më pak se një minut, me një veprim të vetëm nga një pastrues i institucionit.

Mediat amerikane raportojnë se Universiteti paraqiti një ankesë në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, në Rensselaer County dhe kërkoi një milion dollarë dëmshpërblim nga pastruesi.

Avokati i universitetit Michael Ginsberg tha se sjellja dhe neglizhenca e një njeriu hodhi poshtë 25 vjet kërkime.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koti: 25/01/2024 04:52

    Vetem se seshte per te qeshur se ajo pune 25 vjecare vlen per tere njerzit e botes mbare.

    Përgjigju
  • Scutari: 01/07/2023 08:21

    Si puna e atij infermierit që heq nga priza aparatin e oksigjenit në sallë të operacionit për të vënë karikuesin e celularit! Hahaha

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 29/06/2023 12:45

    Kjo eshte injoranca. Merret me gjera qe s'i takojne. Ky patrues nuk vlen sa puna kerkimore e 25 viteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pashkët ortodokse, Balla në Kapshticë kërkon marrjen e masave për lëvizjen në pikat kufitare

Pashkët ortodokse, Balla në Kapshticë kërkon marrjen e masave për lëvizjen në pikat kufitare