'Fiku një lojtar si Sane', Elseid Hysaj vlerësohet për paraqitjen në Champions League

'Fiku një lojtar si Sane', Elseid Hysaj vlerësohet për paraqitjen në Champions League

Muller dhe Hysaj

Lazio fitoi 1-0 kundër Bayern Munich në "Olimpico". Ndeshja e parë e raundit të 1/8 në Champios League foli për "Shqiponjat" e Sarrit, teksa me lojë të mirë u shqua edhe Elseid Hysaj.

Shumëkush u surprizua kur e pa në fushë nga minuta e parë, por në 60 minutat e aktivizimit shkodrani i Kombëtares tregoi nivel të lartë dhe mbuloi mirë një driblues si Sane.

"Tregohet i vëmendshëm dhe realisht nuk i mungoi asgjë përballë Bayernit. Madje nuk mungoi as problemi fizik që e detyroi të zëvendësohej. Vjen lart e poshtë duke neutralizuar plotësisht Sane. Mbron shumë mirë, por arrin edhe të depërtojë përpara. Ndeshje e nivelit të lartë dhe notë 7.5", thuhet në mediet italiane.

Notë e lartë për Hysajn, që u detyrua t'i linte vendin Lazzarit për shkak të një lëndimi.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari N: 21/02/2024 18:11

    Elsi një gjë bën mirë, të mbledhi topat pas porte, lojtari më i lodhur në Europë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

'Meqënëse e kanë hall', Kryemadhi nuk 'tradhton' Metën, tregon votën për president të PL-së

'Meqënëse e kanë hall', Kryemadhi nuk 'tradhton' Metën, tregon votën për president të PL-së