Fillon lirimi i pjesës së dytë të Kalasë nga ndërtimet pa leje, Veliaj: Kush sulmon Bashkinë, nuk flet kurrë për motelet e zaptuesit aty

Bashkia e Tiranës ka nisur aksionin për lirimin e pjesës së dytë të Kalasë së Tiranës nga ndërtimet pa leje, disa prej të cilave motele.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar fotot nga aksioni që kanë nisur punonjësit e Bashkisë Tiranës ndërsa thekson se ata që sulmojnë Bashkinë e Tiranës për këto ndërhyrje, kanë heshtur për motelet dhe zaptuesit e këtij monumenti historik.  

“Fillon lirimi i pjesës së dytë te Kalaja e Tiranës - largohen motelet me orë e çibanët mbi mure për ta dyfishuar hapësirën e transformuar nga rigjenerimi urban. Kush sulmon Bashkinë Tiranë për ndërhyrjet, çudi që nuk flet kurrë për motelet e zaptuesit aty”, shkruan Veliaj. 

Më herët, Bashkia e Tiranës ka transformuar edhe pjesën tjetër të Kalasë së Tiranës e cila nga një vendgrumbullim mbetjesh është kthyer në një hapësirë kulturore e tregtare e qytetit, ku qytetarët dhe turistët e shumtë mund të gjejnë dyqane suveniresh, mozaikë e restorante tradicionale. Falë bashkëpunimit me familjen e vjetër Toptani për rehabilitimin e saj, Kalaja e vjetër e Tiranës është kthyer në një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin të artizanisë, kulturës dhe artit.

G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    "Lufta" ndaj COVID-19/ A mendoni se duhet të bëhen më shumë testime?

Komento