Fillon sezoni i ri i Champions League, por ja 22 shtetet që nuk janë përfaqësuar asnjëherë me ekipet e tyre

Fillon sezoni i ri i Champions League, por ja 22 shtetet që nuk janë përfaqësuar asnjëherë me ekipet e tyre

Trofeu i Champions League

Champions League është eventi më i madh për klube në Evropë, por 22 shtete ende nuk e kanë provuar shijen e këtij kompeticioni. Padyshim më i ndjekuri jo vetëm në kontinent por në gjithë botën. Kjo jo vetëm se në Champions Leaue luajnë ekipet më të mëdha por dhe se lojtarët më të mirë nga e gjithë bota tregojnë 'muskujt', tregojnë vlerat dhe fitojnë famën. 

Pavarësisht se kompeticioni i përket Evropës, është toleruar që dhe disa shtete aziatike të marrin pjesë si Izraeli, Azerbajxhani apo Armenia. Sot fillon për herë të 64-t Champions League dhe flitet gjithmonë për rekorde suksesi, por 22 shtete nuk e kanë provuar ende shijen e tyre. 

Andorra, Armenia, Bosnja & Hercegovina, Estonia, Ishujt Faroe, Gjeorgjia, Gjibraltari, Islanda, Kosova, Latvia, Lihtenshtein, Lituania, Luksemburgu, Malta, Moldavia, Mali i Zi, Irlanda e Veriut, Maqedonia e Veriut, Republika e Irlandës, San Marino, Uellsi dhe Shqipëria nuk janë përfaqësuar asnjëherë me ekipet e tyre  në kompeticionin më madhor europian. 

Mes tyre padyshim dhe vendi ynë. Njëherë Shqipëria pati shansin të përfaqësohet në Champions me Skënderbeun në vitin 2015 por Dinamo Zagreb nuk i fali korçarët në Play- Off duke i mposhtur 1-2 në Elbasan Arena dhe 4-1 në Kroaci. Skënderbeu më vonë do të bënte historinë pasi do të kualifikohej në Europa League, ekipi i parë do të merrte pjesë në këtë kompeticion, madje për dy vite në 2016 dhe në 2017 por ëndrra Champions ngeli në sirtar pas dënimit nga UEFA. 

Gjithsesi në listë nuk jemi të vetmit. Vende me nivel mesatar të futbollit si Armenia, Bosnia, Gjeorgjia, Islanda apo Moldavia nuk e kanë pasur shansin gjithashtu. Ndërkohë Champions nis me përplasje ''titanësh''.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i BE-së, Gonzato shkon në Kuvend

Ambasadori i BE-së, Gonzato shkon në Kuvend