Filmoi vrasjen e Floyd, adoleshentja fiton Çmimin Pulitzer

Filmoi vrasjen e Floyd, adoleshentja fiton Çmimin Pulitzer

George Floyd dhe Darnella Frazier ( me rreth të kuq) duke filmuar momentin e vrasjes së tij

Darnella Frazier, një adoleshente nga Minesota, videoja e të cilës shpërfaq vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd nga një zyrtar policor, është shpërblyer me Çmimin Pulitzer.

Çmimet Pulitzer konsiderohen më prestigjiozet për gazetari në Shtetet e Bashkuara.

Frazier është cituar për “incizim të guximshëm të vrasjes së George Floydit, një video që ka nxitur protesta kundër brutalitetit policor në gjithë botën, si dhe ka vënë në pah rolin e rëndësishëm të qytetarëve teksa gazetarët janë në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë”, ka thënë bordi që ka ndarë çmimet.

Stafi i gazetës Minneapolis Star Tribune, është nderuar me çmimin për dhënien e lajmit më të shpejtë për vdekjen e Floydit.

Platforma online BuzzFeed ka fituar çmimin e parë Pulitzer, në kategorinë e raportimit ndërkombëtar, për mbulim të kampeve të ndërtuara nga Kina për ndalime masive të ujgurëve myslimanë.

E përditshmja amerikane The New York Times ka fituar çmimin për shërbim publik dhe për mbulim të pandemisë së koronavirusit.

Agjencia e lajmeve The Associated Press ka fituar dy çmime për fotografi, njërin për mbulim të protestave për pabarazi racore në Shtetet e Bashkura, dhe tjetrin për ndikimin e pandemisë së koronavirusit te të moshuarit në Spanjë.

Çmimet Pulitzer ndahen nga viti 1917, kur gazetari Joseph Pulitzer, emigrant hungarez-hebre, ka krijuar këtë çmim me vullnetin e tij.

Njoftimi për këto çmime, në vlerë të 15,000 dollarëve secili, është shtyrë nga muaji prill, për shkak të pandemisë./ REL

1623477742_Screenshot1.jpg

Momenti i dhunes policore ndaj George Floyd
 

Me rreth te kuq Darnella Frazier duke filmuar dhunen policore qe coi ne vdekjen e George Floyd
 

VIDEO NGA VRASJA E GEORGE FLOYD

/J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit

Energji e rinovueshme për objektet publike në Mirditë, BE mbështet realizimin projektit