Finale rekordesh, Juventus-Inter përballë për Kupën e Italisë! Historia favorizon bardhezinjtë, Allegri: Fatkeqësi nëse humbasim

Olimpico e Romës është gati të presë sonte në orën 21:00 finalen e Kupës së Italisë, që rezulaton të jetë edhe derbi Inter-Juventus. Për rrjedhojë i gjithë stadiumi, 70 mijë vende, është i rezervuar prej kohësh, pasi të dy skuadrat premtojnë një përballje emocionuese. Juventus ka mundësinë të shmangë frikën e një sezoni të dështuar, ndërkohë që ka edhe ndienjën e hakmarrjes, pasi Inter e mposhti në Superkupën e Italisë.

Nga ana tjetër zikaltërit duan të tregojnë vazhdimësi, por Kupa në çdo rast do ishte edhe ngushëllim në rast se nuk ia dalin në kampionat. Në prag të sfidës trajneri i zikaltërve Inzaghi ka premtuar se ‘skuadra do japë 120 përqind për trofeun e dytë të sezonit’, ndërsa kolegu i tij te Juventusi Allegri është shprehur se ‘nëse humbasim do jetë fatkeqësi për klubin’.

Në të kaluarën Inter dhe Juventus janë përballur dy herë në finalen e Kupës së Italisë ku në të dyja rastet fitues kanë dalë bardhezinjtë. Mirëpo gjatë këtij sezoni Inter ka fituar në dy raste, një ndeshje është mbyllur në barazim, ndërsa kjo është përballja e katërt.

Finalja e këtij sezoni në Kupë do ndiqet live në 170 vende të botës, ndërsa do ketë edhe përfitime rekord nga biletat. Për herë të parë është kaluar shifra e 5 milionë eurove.

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë për Mario Mitaj, Lokomotiva rrit çmimin e mbrojtësit të Kombëtares

Juventusi në garë për Mario Mitaj, Lokomotiva rrit çmimin e mbrojtësit të Kombëtares