Novak Djokovic është fituesi i Australian Open në finalen e tenisit për meshkuj, duke marrë vendin e parë në renditjen botërore. Serbi mposhti pas tre seteve lehtësisht grekun Stefanos Tsitsipas. Ky është titulli i 10-të i fituar nga Djokovic në Australian Open, teksa ka fituar Grand Slamin e 22-të në karrierë, duke vendosur rekord.
6-3, 7-6 (7-4), 7-6 (7-5), këto janë rezultatet e seteve, me Djokovic që fitoi më me lehtësi se sa ishte parashikuar. Në fund Djokovic nuk mundi t'i mbajë lotët, kjo pasi vjet e kishte të pamundur të mbronte titullin kampion për shkak se u pezullua nga aktiviteti për shkak të mosvaksinimit nga covid-19.
Megjithëse Djokovic fshehu fytyrën për të mos u kapur nga kamerat, e qara e tij u dëgjua në transmetim për Grand Slamin numër 22 në karrierë. Gjatë ceremonisë së trofeut, Djokovic e cilësoi këtë si një "fitore të madhe".

"Ky ka qenë një nga turnetë më sfidues që kam luajtur ndonjëherë në jetën time, duke marrë parasysh rrethanat. Nuk luajtaa vitin e kaluar, u ktheva këtë vit për suksesin. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më bënë të ndihem i mirëpritur, më bënë të ndihem rehat. Vetëm skuadra dhe familja e dinë se çfarë kemi kaluar në këto katër deri në pesë javët e fundit dhe kjo është fitorja më e madhe e jetës sime duke marrë parasysh ato rrethana", tha Djokovic.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
43.6%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9735
Lajme të tjera
-
Novak Djokovic kundër autoriteteve, numri 1 i tenisit përjashtohet nga dy aktivitete
6 Mars, 11:14
-
Novak Djokoviç pëson humbjen e parë pas pesë muajsh, Medvedev arrin në finalen e Dubait
5 Mars, 13:50
-
Bjellorusja Arina Sabalenka fiton Australian Open (VIDEO)
28 Janar, 18:45
-
Babai i Djokovic nuk do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e Astralian Open pas apelit nga Kievi
27 Janar, 12:12
-
Djokovic 'shëtitje' në Australian Open, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste
25 Janar, 21:52
-
Nadal eliminohet në raundin e dytë të 'Australian Open', spanjolli luajti i dëmtuar: Jam i shkatërruar
18 Janar, 17:35
-
E papritur në Australian Open, numri një i botës tërhiqet nga eventi
7 Janar, 22:03
-
Në moshën 42-vjeçare, Venus Williams rikthehet në Australian Open
21 Dhjetor 2022, 18:24
-
Refuzon vazhdimisht vaksinat e COVID, Djokovic rrezikon përjashtimin nga 3 turne të tenisit
21 Korrik 2022, 11:13
-
Problemet shëndetësore të tifozëve, ndërpritet dy herë ndeshja e Novak Djokovic në Wimbledon
27 Qershor 2022, 16:52
-
Humbi turneun 'Australian Open', flet Djokovic: Nuk jam kundër vaksinës COVID, por zgjedh unë se çfarë fus në trupin tim
15 Shkurt 2022, 07:46
-
Serbia i shpall ‘luftë’ Australisë, i privon përgjithmonë lejen për nxjerrjen e mineralit të rëndësishëm! Ngrihen dyshime të forta: A ka të bëjë me Djokoviç?
5 Shkurt 2022, 13:29