Finalizohet marrëveshja për trajnimin e mjekëve në Itali/ Manastirliu: Garantojmë cilësi shërbimi për pacientët (VIDEO)

Arrihet marrëveshja për trajnimin e mjekëve dhe specializantëve shqiptarë në spitalet më të mira italiane.  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e shoqëruar nga ekipi i mjekëve kardiologë e kirurgë vaskularë të QSUT kanë marrë pjesë në konferencën shkencore të Inovacionit të Terapeutikës Kardiovaskulare që po zhvillon punimet në Bari të Italisë, organizuar nga profesor Alesando Bortone.

Manastirliu deklaron se është dakordësuar zhvillimi i edukimit për mjekët dhe specializantët që do të kryejnë trajnime 6 mujore në spitalet më me emër në Itali.

“Vendosëm një bashkëpunim konkret me rajonin e Puglias në fushën e shëndetësisë për zhvillimin e Telemjekësisë në aspektin terapeutik, që do të ndihmojë mjekët për shkëmbimin e eksperiencave dhe pacientët tanë për të marrë shërbime më cilësore. Kemi dakordësuar zhvillimin e edukimit në vazhdim për mjekët dhe specializantët, të cilët do të kryejnë trajnime 6 mujore në spitalet më me emër në Itali, ku do të marrin eksperiencë të vyer që më pas do ta vënë në praktikë në spitalet tona, duke garantuar një cilësi më të mirë shërbimi për pacientët”, tha Manastirliu.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi: Unë jam një prej tradhtarëve! PL s’ka nevojë për prerje kokash, nuk ka ç’të presë

Kryemadhi: Unë jam një prej tradhtarëve! PL s’ka nevojë për prerje kokash, nuk ka ç’të presë