Finalizohet operacioni ‘Mnela’, sekuestrohen 7 kg kanabis, arrestohen dy persona

Finalizohet operacioni ‘Mnela’, sekuestrohen 7 kg kanabis, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës mesditën e sotme në kuadër të operacionit të koduar ‘Mnela’.

Mësohet se janë sekuestruar 7 kilogramë kanabis sativa, ndërsa personat e arrestuar janë kapur në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike.

Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se në pranga kanë rënë 26-vjeçari me inicialet G.H., dhe 46-vjeçarja me inicialet D.Ç.

Sipas raportimeve, gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë në një kasolle, u gjetën 7 kilogramë kanabis.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Mnela”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 7 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke përpunuar lëndën narkotike.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme dhe kontrollit masiv të territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për disa shtetas që ushtronin veprimtarinë e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Seksionin e Hetimit të Krimeve kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Mnela”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

G. H., 26 vjeç, banues në Mnelë, Bashkia Vau i Dejes dhe D. Ç., 46 vjeçe, banuese në Mamurras.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, në  territorin e fshatit Mnelë, në një kasolle të përshtatur për tharje dhe përpunim të bimëve narkotike cannabis sativa. 

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kilogramë lëndë bimore cannabis sativa.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kreut të SPAK, ish-ministri i Metës: Altin Dumani s’ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin

Akuzat ndaj kreut të SPAK, ish-ministri i Metës: Altin Dumani s’ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin