Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
Barcelona feston me trofeun e Superkupës së Spanjës
FT/ Real Madrid 2-5 Barcelona (Mbappe 5', Rodrygo 60' / Yamal 22', Lewandowski 36', Raphinha 39', 48', Balde 45+10')
Jeddah, Arabia Saudite - Barcelona fitoi 2-5 me përmbysje kundër Real Madridit dhe siguroi trofeun e 15-të në histori të Superkupës së Spanjës.
Finalja 'Klasike' e zhvilluar në Jeddah ishte e mbushur me emocione në gjithë 90 minutat e zhvilluara, me katalanasit që përmbysën gjithçka edhe pse e mbyllën me dhjetë lojtarë ndeshjen.
Sfida nisi mirë për Realin, që kaloi në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë me Mbappe. Ekipi i Hansi Flick u përgjigj me Yamal në të 22 minutë për të vendosur ekuilibrat. Pas këtij momenti Barça "u ndez" dhe shënoi edhe tre herë të tjera brenda pjesës së parë me Lewandowskin, Raphinhan dhe Balde.
Nisja e fraksionit të dytë nisi siç u mbyll i pari, me Raphinhan që shënoi golin e pestë duke turpëruar "Galaktikët". Në minutën e 56-të Barça mbeti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të portierit Szczesny për një ndërhyrje të gabuar nga jashtë zonës.
Goli i Rodrygo në minutën e 60-të shërbeu sa për statistika dhe gjithë ndeshja u mbyll 2-5 me dominimin absolut të Barcelonës.
Pasi i mposhti 0-4 në "Bernabeu" në 26 tetor 2024, Barça përsërit sërish suksesin në "El Clasico", por këtë herë ngre lart edhe trofeun e kampionit të Superkupës së Spanjës duke nisur vitin 2025 mbarë. Te madrilenët Ancelotti duket se ka shumë punë përpara. Trajneri Hansi Flick shijon kështu trofeun e parë me Barçën.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 23:15
A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?
-
Po
40.8%
-
Jo
53.1%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 7937
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City e bën dramë, Real Madridi e përmbys 2-3 në limite! Fitojnë Juventusi, PSG-ja dhe Dortmundi
11 Shkurt, 22:55
-
Finalja e parakohshme e Champions League, statistikat e 'Klasikes' Man. City - Real Madrid
11 Shkurt, 12:08
-
Nis sot faza play-off e Champions League, Man. City - Real Madrid si një finale! Në fushë Juventusi dhe PSG-ja
11 Shkurt, 09:55
-
Guardiola para Champions League: Man. City - Real Madrid është Klasikja e Evropës, optimist për fitore
10 Shkurt, 21:29
-
Barcelona bën detyrën, mposht 1-4 Sevillan dhe rihap garën për titullin kampion në La Liga
9 Shkurt, 23:02
-
Derbi Real-Atletico me grintë dhe polemika, por pa fitues! Chelsea eliminohet shpejt nga FA Cup (VIDEO)
9 Shkurt, 11:20
-
VIDEO/ Cristiano Ronaldo e bën sërish, shënon në fitoren e Al Nassr! 924 gola në karrierë
8 Shkurt, 13:42
-
VIDEO/ Barcelona 'shuplakë' Valencias, katalanasit fitojnë 0-5 dhe gjejnë gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit
7 Shkurt, 10:47
-
VIDEO/ Tension te Real Madrid, Modric përplaset me Vinicius! Ancelotti: Gjithmonë mbështesim kapitenin
6 Shkurt, 16:09
-
Legjendë e Real Madrid, Marcelo tërhiqet nga futbolli në moshën 36-vjeçare
6 Shkurt, 14:41
-
Al Ittihad konfirmon dëmtimin e Mario Mitaj
6 Shkurt, 12:24
-
VIDEO/ Gol 'in-extremis', Real Madrid mposht 2-3 Leganes dhe 'fluturon' në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit
6 Shkurt, 10:11