'Financat' në dyshim për bonusin e pensionistëve: Varet nga të ardhurat! Roshi: Nuk do të ketë

Dy kërkesa i janë drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për pagat dhe pensionet. Së pari kryetari i Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj ka kërkuar që të akordohet fondi prej 3.3 mld lekë për pensionistët si shpërblim në fundvit. Dhe së dyti opozita parlamentare ka kërkuar që të mendohet për një projekt më afatgjatë për rritje dinjitoze të pagave dhe pensioneve.

Të dy këto propozime janë duke u diskutuar në ministrinë e Financave, por sipas informacioneve gjithçka do të varet nga performanca dhe mbledhja e të ardhurave. Ndërkohë në 8 muajit e këtij viti referuar statistikave të ministrisë ka një mosrealizim të planit 2.1% ose e thënë ndryshe 60 milionë dollarë më pak se plani. Artur Roshi deputet i Ballit Kombëtar tha për Report TV se vështirë se mund të jepet shpërblimi në fundvit, pasi ekonomia është në rënie.

Krijojnë një realitet farsë që ekziston vetëm në mendjen e tyre, që gjoja rritet ekonomia rritet mirëqenia. Për sa i përket shpërblimit të fundvitit, bëhet fjalë për një rialokim fondesh, nuk ka ndërmend që ministria të bëjë një gjë të tillë, si duket këta u mjaftuan me ditën e veteranëve guerilas që u caktuan një ditë, pra kryesisht nuk kujdesen  për të gjallët por për botën tjetër” tha Roshi.

Aktualisht Ministria e Financave ka rishikuar buxhetin e këtij viti në ulje. Të ardhurat për këtë vit pritet të arrijnë në 361 miliardë lekë nga 364 miliardë lekë që ishte parashikuar më parë, në këtë rishikim nuk është përfshirë bonusi për pensionistët dhe shtresat me ndihmë ekonomike. Nëse vendoset të jepet ky fond, buxheti i këtij viti mund të rishikohet përsëri, për të rialokuar fondet shtesë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund