Dy kërkesa i janë drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për pagat dhe pensionet. Së pari kryetari i Komisionit të Ekonomisë Arben Ahmetaj ka kërkuar që të akordohet fondi prej 3.3 mld lekë për pensionistët si shpërblim në fundvit. Dhe së dyti opozita parlamentare ka kërkuar që të mendohet për një projekt më afatgjatë për rritje dinjitoze të pagave dhe pensioneve.
Të dy këto propozime janë duke u diskutuar në ministrinë e Financave, por sipas informacioneve gjithçka do të varet nga performanca dhe mbledhja e të ardhurave. Ndërkohë në 8 muajit e këtij viti referuar statistikave të ministrisë ka një mosrealizim të planit 2.1% ose e thënë ndryshe 60 milionë dollarë më pak se plani. Artur Roshi deputet i Ballit Kombëtar tha për Report TV se vështirë se mund të jepet shpërblimi në fundvit, pasi ekonomia është në rënie.
“Krijojnë një realitet farsë që ekziston vetëm në mendjen e tyre, që gjoja rritet ekonomia rritet mirëqenia. Për sa i përket shpërblimit të fundvitit, bëhet fjalë për një rialokim fondesh, nuk ka ndërmend që ministria të bëjë një gjë të tillë, si duket këta u mjaftuan me ditën e veteranëve guerilas që u caktuan një ditë, pra kryesisht nuk kujdesen për të gjallët por për botën tjetër” tha Roshi.
Aktualisht Ministria e Financave ka rishikuar buxhetin e këtij viti në ulje. Të ardhurat për këtë vit pritet të arrijnë në 361 miliardë lekë nga 364 miliardë lekë që ishte parashikuar më parë, në këtë rishikim nuk është përfshirë bonusi për pensionistët dhe shtresat me ndihmë ekonomike. Nëse vendoset të jepet ky fond, buxheti i këtij viti mund të rishikohet përsëri, për të rialokuar fondet shtesë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.4%
-
Të gabuar
83.9%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 5143
Lajme të tjera
-
Paradoksi: Rrogat rriten, pensionet ulen! Mosdeklarimi real dëmton edhe pensionistët e rinj, marrin 15 mijë lekë në muaj
11 Prill, 16:39
-
Freedom House: Shqipëria me demokraci ‘Hibride’, shkak sulmet e SPAK pas arrestimit të Berishës e Ahmetajt! Rithemelimi i dhunshëm, tentoi destabilitetin
11 Prill, 07:44
-
Ligji, llogari bankare falas për pensionistët! Credins Bank: Çdo procedurë do jetë me tarifë zero
3 Prill, 19:52
-
Afera e Inceneratorit të Elbasanit/ SPAK merr të pandehur edhe bashkëjetuesen e Arben Ahmetajt! Akuzat
27 Mars, 10:54
-
Inceneratori i Elbasanit, SPAK u komunikon avokatëve akuzat për Ahmetajn, Mërtirin dhe Zoton! Tre akuzat për ish-numrin dy të qeverisë
26 Mars, 13:24
-
Afera me inceneratorin e Elbasanit, SPAK merr të pandehur Arben Ahmetajn, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin!
21 Mars, 14:02
-
Investigimi/ Nëndeklarimi i pagave rrezikon ekonominë! 600 mijë të punësuar pa sigurime, thellohet deficiti i skemës së pensioneve
8 Mars, 20:48
-
Inceneratorët/ SPAK merr në pyetje për 30 minuta ministrin e Financave, Ervin Mete
6 Mars, 17:47
-
Votuesit zviceranë votojnë për pensionin e 13-të brenda vitit
3 Mars, 21:16
-
Kryebashkiaku Veliaj: Akuzat e Ahmetajt shpifje, kush është burrë përballet me drejtësinë! Ja e vërteta për inceneratorin e Tiranës
19 Shkurt, 17:43
-
PL propozon mbulimin e plotë financiar të shërbimeve mjekësore për pensionistët, fjala e plotë e Ilir Metës
17 Shkurt, 13:04
-
Dosja e SPAK për privatizimin e fabrikës 'Buka', GJKKO pezullon për 1 vit procesin gjyqësor derisa të kapet ish-ministri Ahmetaj
16 Shkurt, 10:28