Financimi rus i PD, Berisha ngre grup auditimi për ‘të hetuar’ Lulzim Bashën! Ledina Mandija drejtuese, zgjidhen edhe anëtarët

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, Sali Berisha ka ngritur një grup auditimi për të hetuar çështjen e skandalit të financimit rus të Partisë Demokratike, skandal për të cilin ai sot akuzon Lulzim Bashën, edhe pse prej vitesh e kishte mbrojtur. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Kryesisë dhe Sekretariateve, struktura që janë zgjedhur nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit.Lajmi është konfirmuar nga burime brenda mbledhjes për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku, e cila ka konfirmuar gjithashtu se Kryetare e këtij grupi auditi është emëruar Ledina Mandija. Florian Mima, Edmond Spaho,Aldo Bumçi dhe Eno Bozdo janë anëtarët.

Rikthimin e dosjes së lobimit rus të PD-së pas publikimit nga informacione nga raporte sekrete amerikane se PD është financuar në 2017 me rreth 500 mijë dollarë nga Rusia, Sali Berisha po vijon që ta përdorë si ‘armë’ për të sulmuar Lulzim Bashën. Edhe në konferencën e së premtes (23 shtator), Sali Berisha, bëri thirrje që komisioni auditit, i ngritur po nga Rithemelimi, të fillojë shpejt punën dhe të bëjë transparencë për akuzat se PD është financuar nga Rusia në 2017. Berisha akuzoi drejtpërdrejt si përgjegjës Lulzim Bashën dhe se do të bëjnë të pamundurën për atë që hetim që mund të bëjnë.

Para disa ditësh, SHBA publikuan një raport ku bëri me dije se në 2017, Partia Demokratike ka marrë 500 mijë dollarë nga Rusia. Kjo detyroi edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim që të bëjë bashkë përfaqësuesit e partive politike në Shqipëri, e të vërë theksin se financimi rus është rrezik për demokracinë.

Vendimet e marra
Në mbledhjen e datës 26 Shtator 2022, kryesia e Partisë Demokratike me qëllim auditimin e përdorimit të të fondeve të Partisë Demokratike për çështjen Nik Muzin vendosi ngritjen e grupit të auditimit me përbërjen si më poshtë: 
Ledina Mandia – kryetare 
Florion Mima – Anëtar
Edmond Spaho – Anëtar 
Enno Bozdo – Anëtar 
Aldo Bumçi – Anëtar
Objekti i veprimtarisë së grupit të auditit është kontrolli,verifikimi, dhe bërja e transparencës së plotë lidhur me përdorimin ose jo të fondeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me çfarëdolloj prejardhje, në aktivitete lobimi në periudhën përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve për kuvendin e datës 25.06.2017.  Grupi i auditit duhet të verifikojë në mënyrë të veçantë dhe të japë përgjigje të plotë lidhur me akuzat e bëra publike në media mbi përdorimin e fondeve me prejardhje të dyshimtë ose dhe të paligjshme për aktivitete lobimi në favor ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryesia miratoi rregulloren mbi modalitetet e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit vendor. U miratua gjithashtu kodi i sjelljes së mirë, etikës dhe integritetit ku përshkruhen vlerat dhe besimet themelore ku mbështetet dhe i promovon çdo anëtar i Partisë Demokratike. 
U miratua rregullorja e funksionimeve të organeve drejtuese të Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe rregullorja e brendshme e degëve të partisë.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/09/2022 03:16

    E gjeti Berisha dhe //Koci Xoxen// e PD qe t'i ngarkoje te gjitha fajet e partise.

    Përgjigju
  • Sola: 26/09/2022 20:02

    Skam degjuar njehere nje lajm te mire per pd

    Përgjigju
  • Nuri: 26/09/2022 20:02

    Turp i madh jane te gjithe kta kriminele te pd

    Përgjigju
  • Geri: 26/09/2022 19:56

    Kjo pd shume lek paska marr si ne qeveri si ne opozit vec tu vjedh kan ndejte

    Përgjigju
  • Albi: 26/09/2022 19:55

    Berisha po shetblulin tani qe mos ti ngelet faji atij

    Përgjigju
  • Besmira: 26/09/2022 18:16

    Uaa cfare turpi, po pse jemi budallenj ne dhe nuk e kuptojme qe ato para i ke vjedhur ti m sali

    Përgjigju
  • Anila: 26/09/2022 17:10

    Po ti mor sali per paret qe ke vjedh vet do me ngrit grupe hetimore

    Përgjigju
  • Luan: 26/09/2022 17:01

    E hengri edhe trimi me duket.

    Përgjigju
  • Alban: 26/09/2022 17:01

    Vec kujdes se mos del qe i ke marre ti edhe ma qave veten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë