Finlanda me kryeministre të re, gruaja e tretë që drejton qeverinë, më e reja në historinë e vendit

Finlanda me kryeministre të re, gruaja e tretë që drejton qeverinë, më e reja në historinë e vendit

Partia Social-demokrate, e cila kryeson një qeveri koalicioni prej pesë partive, ka zgjedhur ish ministren e Transportit Sanna Marin si kryeministren e re të Finlandës, e cila do të bëhet kryeministrja më e re në historinë e vendit.

Sipas Reuters, Marin, 34 vjeçe, do të marrë postin javën tjetër pas dorëheqjes së Antie Rine.

Më parë gjatë javës, Rine dha dorëheqjen pasi Partia Qendrore e Koalicionit njoftoi se kishte humbur besimin tek ajo për shkak të një serie grevash.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:24
'Pesë fantastiket' që duan ta shpallin Finlandën, ‘Republikë e Grave’

Sanna Marin, Li Andersson, Katri Kulmuni, Maria Ohisalo, Anna-Maja Henriksson duan më shumë politika sociale, ekologji, shpenzime për punësim, arsim, rininë, mirëqenie dhe kundër pabarazive në të ardhura

Me "Qyteti i grave", Federico Fellini na la një kryevepër ironie. Sot, me një revolucion paqësor për barazinë gjinore, pesë gra të mira  dhe politikante të kalibrit të lartë, drejtuese të pesë partive të ndryshme të qendrës së majtë që synojnë qeverinë në Helsinki, evokojnë titullin e filmi të regjizorit italia me fitoren e tyre në Finlandë.

Pasi dha dorëheqjen për shkak të mungesës së konsensusit për politikat ekonomike, Kryeministrja Antti Rinne, i la vendin Sanna Marin, 34 vjeçe qe që tashmë është kryeministrja e ri, më e reja në botë.

32-vjeçarja Li Andersson e së majtës radikale, Katri Kulmuni 34 vjeçe e Qendrës, Maria Ohisalo, gjithashtu 34 vjeçw, e të gjelbërve dhe Anna-Maja Henriksson, 55 vjeçe, drejtuese e Partisë së Pakicave Suedeze (Rkp), duan të ringjallin vendin e një mijë liqeneve me më shumë politika sociale, ekologji, më shumë shpenzime për punësim, arsim, rininë, mirëqenie dhe kundër pabarazive në të ardhura. Fitorja e tyre është një humbje përvëluese për sovranistët dhe për meshkujt në politikë, në të gjithë BE-në ku Helsinki për momentin ka presidencën e rradhës.

Gjithmonë të gjindshme me njerëzit, në rrugë dhe rrjetet sociale, që kanë për armë një intuitë të fortë femërore, kjo është receta që bashkon Sanna, Li, Katri, Maria dhe Anna-Maja.

Nuk ka probleme Sanna Marin, si vajzë e dy nënave LGBT, e martuar me një burrë të dashur, nënë e një fëmije prej disa vitesh.

Li Andersson jashtëzakonisht e popullarizuar dhe një Marksiste e deklaruar. Li vjen nga OJQ-të, admiron Carola Rackete, ajo është një kampione në mbrojtje të mirëqenies dhe të drejtave të Njëriut, vegane dhe në favor të legalizimit të kanabisit.

E Lindur në Turku, fortesë e aristokracive punëtore, drejtuese e Vasemmistoliito, ish-komuniste radikale e majtë, ajo thotë se ‘Të majtët duhet të përtërijnë veten duke vrapuar, të kuptojnë njerëzit dhe frikën e tyre, të bisedojmë me njëri-tjetrin, vetëm kështu ne do t'i ndalojmë sovranistët’.

Rinne, e lindur dhe rritur në Lapland, ajo ka ‘pushtuar’ udhëheqjen historikisht mashkullore të partisë ku aderon dhe fushatat tradicionale të borgjezisë. Ajo mbron interesat ekonomike, por dëshiron t'i forcojë ato duke i bashkuar me ambientalizmin. Ajo është për shpenzime gjithnjë e më të mëdha për energjinë e pastër dhe teknologjitë e reja.

Maria nga rradhët e Të gjelbërve dhe Anna-Maja, ish ministre e Drejtësisë, janë gjithashtu si dhe të tjerat, një lajm i mrekullueshëm për Europën. "Pesë fantastiket" kanë shpresën se do triumfojnë mbi fanatikët. Ato duan ta bëjnë Finlandën, ‘Republikën e Grave’. Dhe pse jo?

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit