Fiorentina në zi, ndahet nga jeta drejtori i përgjithshëm Joe Barone

Fiorentina në zi, ndahet nga jeta drejtori i përgjithshëm Joe Barone

Joe Barone

Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës në Serie A, Joe Barone nuk ia ka dalë. I shtruar në terapi intensive në spitalin 'Shën Rafaeli' në Milano që prej të dielës në mbrëmje, pasi u sëmur në hotel para ndeshjes (të shtyrë) kundër Atalantës, ndërroi jetë sot në moshën 57-vjeçare.

Barone, i cili nesër do të mbushte 58 vjeç, ishte i lidhur me atë që quhet 'makina e ringjalljes', një pajisje moderne që përdoret për rastet më të rënda të atakut kardiak dhe që ka shpëtuar shumë jetë.

Drejtori i "Vjollcëve" pësoi një arrest kardiak të dielën në Bergamo, me Fiorentinën që kërkoi anulimin e ndeshjes kundër Atalantës, gjë që edhe ndodhi.

Karriera / Joe Barone, i lindur në Pozzallo (Sicili) më 20 mars 1966, u transferua në Brooklyn me familjen e tij në moshën 8-vjeçare dhe për këtë arsye ka nënshtetësi amerikane. Filloi të punonte në një institucion bankar dhe më pas kaloi në Mediacom, kompania e Rocco Commisso. Në 2017 mori rolin e tij të parë në futboll si nënkryetar i New York Cosmos në pronësi të vetë Commisso, i cili më pas bleu Fiorentinën dhe promovoi Barone si drejtor të përgjithshëm në 2019.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)

Meta nervozohet para nisjes së Konventës: Rini e plakur! Po eca me ritmin tuaj 700 vjet rri Rama në pushtet (VIDEO)