Sylvinho dhe Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk kanë rinovuar kontratën, me marrëveshjen e parë që skadon më 31 korrik 2024. Përpara Euro 2024 që zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik në Gjermani, emri i trajnerit të kombëtares shqiptare është shumë i përfolur në Portugali.
Bëhet fjalë për klubin e Arouca që e zhvillon aktivitetin në Premier Ligën e Portugalisë dhe e ka qendrën pranë Portos, qytet në të cilin Sylvinho ka një banesë.
Sport Tv në Portugali bën me dije se drejtuesit e Arouca janë ambiciozë dhe kanë kontaktuar tanimë trajnerin e Shqipërisë për t'i thënë se e duan në ekip. Vendi i shtatë këtë sezon në kampionat dhe financat e shëndosha kanë bërë që Arouca të kërkojë më shumë.
Megjithë interesin e shtuar nga portugezët, i njëjti burim bën me dije se Sylvinho me punën e bërë te kuqezinjtë ka inters nga klube më të mëdha dhe do jetë e vështirë një marrëveshje me Arouca. Tanimë është në dorën e FSHF-së që të bindë trajnerin për rinovimin e kontratës, duke mos lënë gjithçka për në minutën e fundit.
Duket se plani i brazilianit është që të shohë të ardhmen pas Euro 2024, kjo edhe në bazë të paraqitjeve në Gjermani. Fakt është se puna e mirë me Shqipërinë i ka sjellë Sylvinhos shumë famë edhe si trajner, duke qenë i dëshiruar nga shumë klube.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?
-
Po
11.3%
-
Jo
85.2%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 3453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Humbja në play-off, akuzojnë te Flamurtari: FSHF krim kundër Vlorës, arbitri bastard hodhi poshtë investimin
20 Maj, 11:39
-
Euro 2024/ Lista e Kombëtares, ja kur Sylvinho publikon emrat
20 Maj, 11:19
-
VIDEO/ Tifozat Kuq e Zi 'gjakosin' FSHF-në, protestë me bojë të kuqe dhe foto të gjenocidit serb kundër shqiptarëve
20 Maj, 10:32
-
Asllani kurorëzohet kampion i Italisë me Interin, Manaj asist! Laçi dhe Tuci fitojnë titullin me Sparta Prague! Daku shënon
20 Maj, 10:10
-
Final 4/ Egnatia dhe Vllaznia 'shterpë' në 'Air Albania', rrogozhinasit gjejnë Partizanin në finalen e Superligës
19 Maj, 22:05
-
Mirlind Daku nuk ka marrë ftesë nga Sylvinho për në Euro 2024
19 Maj, 19:58
-
Formacionet/ Kërkohet bileta e dytë për finalen e sezonit, titullarët e Egnatia - Vllaznia! Shkodranëve u duhet fitorja
19 Maj, 18:51
-
VIDEO/ Futet nga stoli dhe shkakton penallti, Kumbulla me Sassuolon në Serie B! Mirlind Daku tjetër gol në Rusi
19 Maj, 15:24
-
Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali (VIDEO)
19 Maj, 11:08
-
Final 4/ Sezoni i shkëlqyer i Egnatias, Edlir Tetova: S'dua të kem pengje, objektiv është finalja
18 Maj, 11:05
-
Kërkohet trofeu pas 23 vitesh, Thomas Brdaric: Vllaznia do finalen, gati për titullin kampion
18 Maj, 10:47
-
Final 4/ Partizani është finalisti i parë për titullin kampion, mposht 1-0 Skënderbeun në 'Air Albania'
17 Maj, 21:55