Firmoset marrëveshja me Gjermaninë/ 4.5 milion euro për menaxhimin e mbetjeve urbane në 6 bashki

Firmoset marrëveshja me Gjermaninë/ 4.5 milion euro për menaxhimin e mbetjeve urbane në 6 bashki

 4.5 milion euro do të shkojnë për menaxhimin e mbetjeve urban në 6 bashki nga zbatimi i projektit që do të fillojë së shpejti në kuadër të marrëveshjes të bashkëpunimit midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane në fushën e menaxhimit të mbetjeve.

Marrëveshja u firmos sot nga ministri Klosi dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf në prani edhe të kryetarëve të bashkive Himarë, Peqin, Rrogozhinë, Sarandë, Rroskovec, Cërrik, bashki këto ku do të zbatohet projekti.

Në fjalën e tij Zingraf shprehu vlerësimin për përpjekjet e vashdueshme të qeverisë shqiptare në sektorin e mjedisit, duke theksuar se përmbushja e detyrave të vështira të kapitullit 27 të mjedisit është një sfidë që mund të përballet me sukses nëse qeveria bëhet bashkë me qytetarët e angazhuar.

“Me marrëveshjen që po nënshkruajmë bashkarisht Gjermania vlerëson përpjekjet e vendosura të qeverisë shqiptare për një menaxhim më të mirë të mbetjeve dhe për një Shqipëri më të pastër” –shtoi në fjalën  e tij ambasadori gjerman në Tiranë. 

Nga ana tjetër ministri Klosi vlerësoi mbështetjen në vite të  qeverisë gjermane dhe shtoi se tashmë ka ardhur koha që Shqipëria turistike të jetë e pastër dhe të ketë një zgjidhje fundore të trajtimit të mbetjeve urbane, kjo edhe në kuadër të hapjes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

“Kemi nevojë që të mbyllim venddepozitimet ilegale dhe t’I shndërrojmë ato në parqe publike për qytetet, kemi shumë nevojë që të marrim asistencë teknike sesi do të trajtohen kostot dhe tarifat e menaxhimit të këtij fenomeni dhe bashkitë të jenë suficente në trajtimin e këtij problemi të sotëm”- tha ministri Klosi në fjalën e tij duke shtuar se reforma mjedisore dhe ndryshimet në kodin penal janë hapa përpara për një mjedis më të mbrojtur.

Projekti për trajtimin e modernizuar të mbetjeve urbane  do të  ndihmojë 6 bashkitë rehabilitimin e vend depozitimeve ilegale, konsolidimin e 6 landifilleve, infrastrukturën e grumbullimit te mbetjeve me logjistikë si kazanë, kosha rrugor dhe kosha për mbledhjen e diferencuar të mbetjeve, riciklimin e mbetjeve por edhe edukimin e ndërgjegjësimin e qytetarëve në trajtimin e mbetjeve urbane.

Fjala e plotë e Klosit: 

Eshtë një ogur i mirë për Shqipërinë, por besoj edhe për ju zoti ambassador, që fillimi i mandatit tuaj në Shqipëri përkon me fillimin e zbatimit të dy projekteve të mëdha mbështetur financiarisht nga qeveria gjermane, që shkojnë paralelel me prioritetet e qeverisë shqiptare: Ai për mbetjet që firmosim sot dhe tjetri për turizmin që është në fillimet e zbatimit të tij.

I nderuar Ambasasor, z. Peter Zingraf.  Urime për detyrën dhe mirë se keni ardhur në Shqipëri, puna në të cilën besoj do të lërë gjurmë në mandatin tuaj, sepse për ne qeveria gjermane mbetet partner i konsoliduar dhe në krahë të të gjitha përpjekjeve tona për zhvillim dhe afrimin në Bashkimin Europian. Ashtu sic ju urova për fillimin e punës dhe mirëseardhjen në Shqipëri në takimin që patëm në zyrën time do të doja shumë që ky projekt edhe për ju si ambasador por edhe për mua si ministër të jetë një projekt që I jep zgjidhje problematikave të këtyre 6 bashkive të përzgjedhura nga projekti gjerman. Të 6 bashkitë shumë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit shqiptar por që kanë shumë nevojë që projekti bashkë me punën e vet kryetarëve të  bashkive të japë zgjidhje të fundme problemit të trajtimit të mbetjeve urbane në vendin tonë. Është fatkeqësi që kaq shumë vite ne nuk jemi adresuar asnjëherë ashtu sic duhet problemit të trajtimit të mbetjeve urbane në vendin tonë dhe zgjidhjes së fundme të këtij shqetësimi. Nga vendi ku ju vini dhe nga shumë vende të BE ku ne duam të aderojmë mbetjet urbane nuk janë një rëndesë për bashkinë apo komunitetin por janë një pasuri me të cilat bashkië bëjnë jo vetëm punën kryesore në shërbim të komunitetit, por edhe riprodhojnë edhe krijojnë energji të reja dhe burime të reja financiare.

Ndaj na duhet që projekti jo vetëm të ndihmojë 6 bashkitë  në shërbimin e drejtpërdrejtë për trajtimin e mbetjeve urbane por edhe të krijojë modelin e funksionimit të këtij sistemi për të mos u kthyer në pafundësi në një gangrenë për realitetin shqiptar. Unë sot I nderuar ambassador jam  në një fushatë intensive në kontakt me kryetarët e bashkive në të gjithë vendin për të bërë një hartë fundore se si do trajtojmë mbetjet urbane në vendin tonë dhe kush do të jetë në zbatim edhe të ligjit të trajtimit të mbetjeve urbane por edhe në zbatim të kodit penal që ngarkon me përgjegjësi penale drejtpërdrejt kryetarët e bashkive në rast se nuk trajtojnë mbetjet urbane në vend depozitime legale të trajtuara sipas kushteve dhe që ndihmojnë jetën e komunitetit. Ne nuk mund të pranojmë që viti 2020 ta ofrojë Shqipërinë turistike përsëri me të njëjtat kushte ku mbetjet urbane janë kudo dhe ngado dhe bashkitë ndihen të pafuqishme në realizimin e tyre. Ndaj jemi këtu dhe shumë faleminderit ambasadorit që erdhi në kohën e miratimit të këtij projekti që të jetë si një model I pastër I një Shqipërie turistike të mirëadministruar.

Po ashtu ne jemi në një fushatë të parë për heqjen e një grupi të caktuar lejesh mjedisore dhe për t’I dhënë shumë më tepër bashkive të drejtën që të menaxhojnë territorin dhe lejet mjedisore të mos jenë leje të cilat pengojnë administrimin ashtu sic duhet të jetës së komunitetit por ne duam të heqim fare një grup lejesh mjedisore që I quajmë leje të tipit C pasi duam që mbi 6200 biznese te lehtësohen nga barra e një leje që aasnjëherë nuk ka qenë leje mjedisore, por ka qenë një raport I vështirë ndërmjet biznesit dhe përdoruesit. Pika e tretë që doja të thoja duke përfituar nga prania juaj këtu, nga fillimi I këtij projekti të ri por edhe nga   gjithë mbështetja që ne kemi pasur nga cooperazioni gjerman deri tani, është fushata që ne duam të ndërmarrim për heqjen e qeseve plastike. Kur e diskutova me ekspertët e projektit këtë iniciativë, në fillim dukej si e vështirë por nga debate që bëjnë teknikët është e  mundur që Shqipëria të shndërrohet në vendin e parë europian pa qese plastike . Projektvendimi I paraqitur nga Ministria e Mjedisit, e hartuar së bashku me ekspertët kërkon që qeset të trajtohen si mbetje të rrezikshme të cilat dëmtojnë jetën e komunitetit, bëjnë Shqipërinë pis, kanë një numër të konsiderueshëm elementësh negativë dhe për këtë arsye ne duam që nga 1 qershori 2020 Shqipëria të jetë vendi i parë europian pa qese plastike mbajtëse. Do të doja shumë që ky projekt në një nga dimensionet e tij të mbështeste një fushatë të gjerë edukimi për qytetarët sesi reduktimi i qeseve plastike do na cojë në përdorimin e elementëve alternativë por për t’u shpjeguar njerëzve që qesja plastike tashmë është bërë një nga problemet e mëdha në të gjithë botën , padyshim në cdo vend europian dhe Shqipëria në kushtet kur e ka të pamundur të menaxhojë në mënyrë të strukturuar mbetjet urbane,  kur e ka të pamundur të zbatojë vendosjen e rregullave në trajtimin e qeseve të pabiodegradueshme le t’i heqë qeset fare dhe mbase do të jemi një shembull shumë imirë edhe për Gjermaninë e vendet e tjera të BE në kuadër edhe të procesit të hapjes së negociatave.

I nderuar zoti ambasador duke ju uruar mirëseardhjen në Shqipëri besoj që edhe në emër të 6 kryetarëve të  bashkive me të cilët kemi folur sesa i nevojshëm është ky projekt për të shndërruar venddepozitimet e crregullta në venddepozitimet me standarte dhe leje mjedisi. Kemi nevojë që të mbyllim venddepozitimet ilegale dhe t’I shndërrojmë ato në parqe publike për qytetet, kemi shumë nevojë që të marrim asistencë teknike sesi do të trajtohen kostot dhe tarifat e menaxhimit të këtij fenomeni dhe bashkitë të jenë suficente në trajtimin e këtij problemi të sotëm dhe për nesër për të qenë edhe për bashkitë që janë pjesë e këtij projekti një pasuri që duhet ta trajtojnë ashtu sic duhet. Në emër të kryetares së bashkisë së Roskovecit, të Himarës, Peqinit, Rrogozhinës, Sarandës dhe Cërrikut ju falenderoj për këtë projekt të ri që po fillojmë sot dhe të kemi mundësinë që së bashku t’i shikojmë në vend cfarë situate është sot, cfarë do bëjë projekti edhe ne të jemi monitoruesit e parë edhe politikë që punët e projektit do të realizohen në kohë dhe Shqipëria në vitin 2020 të paktën në këto 6 bashki do të ketë disa ndërhyrje të para për të shkuar në zgjidhje të fundme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Simone Inzaghi 'kërcënon' Milanin: Dimë si fitohet në derbi, qëndroj te Interi

Simone Inzaghi 'kërcënon' Milanin: Dimë si fitohet në derbi, qëndroj te Interi