Fiskalizimi/ Kasat fiskale 'monopol'? Drejtoresha e Tatimeve, Ibrahimaj jep lajmin në Report Tv: Sot zgjidhim problemet me formularin për kasat e vjetra! Kemi zgjeruar tregun

TIRANË- Teksa procesi i fiskalizimit po ecën me ritme pozitive pasi nga 34 mijë biznese që duhet të nisin zbatimin e tij në 1 korrik të këtij viti, 33 mijë janë pajisur me certifikatën elektronike, por janë shfaqur probleme me çregjistrimin e kasës fiskale aktuale për ta kaluar në sistemin softuer, që është një opsion i ofruar bizneseve nga reforma e fiskalizimit për të kursyer. Në këtë mënyrë më në fund është hapur edhe tregu për kompani që ofrojnë shërbim. Që nga koha e Partisë demokratike tregu i kasave fiskale ishte ne dore të 3-4 kompanive, ndërsa tani shërbimi mund të ofrohet nga 28 operatore të ndryshëm, natyrisht duke bërë çmimet e shërbimeve shumë më konkurruese.

Konkretisht të gjitha bizneset që do të nisin fiskalizimin duke lënë sistemin e vjetër të kasave, dhe duke zgjedhur një nga shumë kompanitë e tjera që ofrojnë sistemin e softuerëve shumë më lirë, duhet të çregjistrojnë kasën nëpërmjet plotësimit të një formulari i cili ka 8 pyetje teknike shume të vështira për tu përgjigjur.

Për këtë arsye edhe pse janë 28 kompani të licencuara për fiskalizimin tregu i kasave rrezikon të mbetet përsëri monopol i 4 kompanive të pajisjeve të vjetra fiskale, të cilat sorollatin bizneset duke mos ju dhënë informacion për të çregjistruar kasat.

Në një intervistë për Report TV drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj tha se shumë shpejt do të ketë një sqarim për bizneset për të zgjidhur këtë problematikë, pikërisht për të anashkaluar ngërçin me formularin.

“Procedura e nxjerrjes nga funksioni një kasë fiskale nuk ka ndryshuar është ajo që ka qenë gjithmonë. Në momentin që një subjekt nuk do që të përdori një kasë fiskale ka një procedurë të caktuar do të plotësojë formularin dhe do e dërgoj pra do na njoftojë që nuk do e përdor më këtë kasë. Kjo ka qenë aty dhe biznesi ka të drejtë të ndërpresë marrëdhënien me kasën dhe të fillojë me softuer. Pra asnjë procedurë nuk ka ndryshuar porsa i përket procedurat e çregjistrimit”, tha drejtoresha e tatimeve.

Ndërsa sa i takon vështirësive në plotësimin e 8 pyetjeve Ibrahimaj tha se bizneset duhet ti drejtohen sistemit ‘Help Desk’ për sqarime.

“Ata që nuk dinë të plotësojnë pyetjet të bëjnë kërkesë tek portali Help Desk, dhe të bëjë pyetje tek ekspertët që të marrin përgjigje që mund t’ia paraqesë çdo kontrolli që i vjen apo çdo kontraktori që i vjen dhe i thotë të kundërtën. Përgjegjësinë për çregjistrimin e kasës e kanë tatimpaguesit, por do i sugjeroja të gjithë tatimpaguesve ti drejtohen portalit Hepl Desk për të marrë përgjigjet e duhura”, u shpreh Ibrahimaj.

Ajo që drejtoresha e tatimeve nuk tregon është që vetë Help Desk ndoshta për shkak të super ngarkesës, nuk përgjigjet në kohë, dhe shpesh herë nuk ka përgjigje fare, duke penguar prapë procedurat e çregjistrimit. Zgjedhja e vetme është të lehtësohet struktura e formularit, për të hapur realisht tregun dhe duke ndihmuar bizneset që duan të dalin nga tarifat shumë të shtrenjta të mopolistëve ta kasave fiskale.

Sa i takon zbatimit të fiskalizimit dhe mundësisë së shtyrjes së fazës së tretë për faturat me para në dorë biznes-konsumator që pritet të nisë në 1 shtator, Ibrahimaj tha se nuk do të ketë asnjë shtyrje por vetëm nuk do aplikohen gjoba deri në 1 janar 2022, për ti mbështetur bizneset.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:50
Ibrahimaj: Deri tani 33 mijë biznese kanë marrë certifikatën elektronike për fiskalizim, deri në shtator përfundon për 34 mijë bizneset

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Ibrahimaj tha sot në Report Tv se se procesi aktualisht po ecën normalisht pasi nga 34 mijë bizbese që e kishin detyrim nisjen e zbatimit të fiskalizimit në 1 korrik 2021janë rreth 33 mijë biznese që kanë marrë certifikatën elektronike pranë AKSHI-t për fiskalizimin.

Madje ibrahimaj u shpreh e bindur se brenda muajit shtator e gjithë kategoria e dy që konsiston në faturat pa para në dorë biznes - biznes do të jetë fiskalizuar. Dejtoresha theksoi se bizneset do të jenë të detyruar që të fiskalizohen pasi bankat shumë shpejt nuk do të pranojnë fatura  të pafiskalizuara.

"Sot që flasin janë 33 mijë biznese që kanë marrë certifikatën elektronike për fiskalizimin dhe janë gati për të nisur procesin, dhe të gjithë ata që nuk e kanë nisur edhe pse kanë certifikatën do kontaktohen për ti sqaruar për çdo paqartësi. Ne do të jemi në suport të çdo biznesi në mënyrë që deri në 1 janar 2022 të fiskaliziohen. Unë mendoj që pjesa më e madhe e kategorisë biznes-biznes do të fiskalizohen. Pasi shumë shpejt edhe bankat nuk do të pranojnë më fatura jo elektronike", u shpreh ajo.

Ora 12:45
Ibrahimaj: S'do të ketë më asnjë shtyrje të afatit për vendosjen e gjobave për fiskalizimin! Mirëkuptim deri në 1 janar 2022

 

Drejtoresha e tatimeve Delina Ibrahimaj tha për Report Tv se nuk do të ketë shtyrje afateve per të nisur fiskalizimin, por vetëm shtyrje të afatit për të vendosur gjoba.

"Fiskalizimi nuk është gjë tjetër veçse lëshimi elektronike, pra nëse më parë faturat lëshoheshin me letër tanimë duhet faturë elektronike. Lëshohet fatura nga shitësi, dërgohet tek serveri i  drejtoria e tatimeve dhe merr një kod unik dhe më pas i dërgohet blerësit dhe më pas shkohet në bankë dhe paguhet. 

Përfitimet e fiskalizimit janë të shumta. Ne presim që nëpërmjet lëshimit të faturës elektronike të ulim informaliteti, të rrisim efeciencën e administratës, të ulim burokracitë në përmbushjen tatimore dhe të thjeshtësojmë bashkëveprimin tatime-biznes. Ne do të kemi më shumë informacion për faturat e biznesit apo edhe për risqet, dhe  bëjmë analiza në zyrë dhe jemi më pak në terren.

Modeli i përdorur është implementuar edhe në vende të tjera, ne na zuri në  pandemi dhe ky biznes u shty. Sot ekonomia po ecën me ritme të shpejta dhe gjendja e biznesit është më e mirë se ajo e vitit të kaluar, dhe biznesi është gati për të zbatuar këtë reformë.

Ne kemi bërë një sërë trajnimesh dhe kemi disa trajnime të vazhdueshme me shoqatat e kontabilistëve, me shoqatat e bizneseve, apo me sektorë të ndryshëm që futen për herë të parë në fiskalizim, si transport apo exx cange. Kjo është një reformë e ndërlikuar dhe më e rëndësishme në 10 vite, për këtë arsye ne shtymë edhe afatin e gjobave për në 1 janar 2022, kjo do të bëjë që bizneset të fillojnë këtë proces pa pasur presionin e ndëshkimeve.  Bëhet fjalë bëhet fjalë për shtyrje të afatit për gjobat për fiskalizimin, nëse në 1 janar do hynin në fuqi për biznes-shtet, në 1 korrik për biznes-biznes apo në 1 shtator biznes – konsumator, kjo do të thotë që tatimet nuk do të gjobisin asnjë biznes që lëshon përsëri fatura me sistemin aktual deri në 1 janar 2022", tha Ibrahimaj.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ardian: 09/07/2021 16:15

    a te duhet ty o shtet qe te kontrolloni bizneset. ok sh mir mer persiper dhe koston e bjerini ti perdorim....e di si i bjen ksaj du me udhetu un e leket ti paguj shoferi.....hetoni nje her historin monopol te kasave qe jan perdir der sot....se na shitet per super kompjutera ca makina llogaritese...se ka rrezik i bi qe duhet me na kthy ca lek. apo harrova ju jeni vetem per te marr

    Përgjigju
  • shqiptari: 09/07/2021 13:06

    e shkaterruat biznesin mor halabake te neveritshem ,nuk po lini menyre pa e rrjepur kete popull mor hajdute te neveritshem.Fiskalizimi eshte thjesht tregues i paaftesise tuaj per te mbledhur taksat nga biznesi i madh se kur afroheni atje iu shpeton cici.Gjithe kete kosto do t a mbart biznesi i vogel qe do marre fund nga eksperimentet e Sorosit me bekimin e Ramut deshtakut.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve