Fitnete Duro tregon vështirësitë e profesionit: ‘Të shumtët e numrave i realizoja pa siguresë…’

Fitnete Duro e nisi rrugën e akrobates që në moshën 8-vjeçare, për t’i përkushtuar deri tani më shumë se  45 vite të jetës së saj.  Në një intervistë në  ‘’Rreze Dielli’’ ajo tregoi për vitet e saj në cirk, si e filloi rrugëtimin e saj dhe vështirësitë që ka hasur gjatë  karrierës si artiste në cirk.

‘’ Këtu qëndroj vetëm me qafë, tek ky numri. Dikur qëndroja me dhëmbë, dhe rrotulloja gjthë trupin. Të shumtët e numrave që performoja I kisha pa siguresë se do rrotullohesha dhe me pengonte ajo, po t’u hapte goja do bija por punoja shumë’’ rrëfen Fitnete Duro për performancat e jashtëzakonshme që ka krijuar ndër vite.

Po ashtu ajo tregon edhe për fillimet dhe përzgjedhjen që bënin në shkolla:

‘’ Na përzgjidhnin në shkolla, erdhën tek shkolla dy tre veta dhe më përzgjodhën mua dhe disa vajza të tjera, u regjistruam tek pallati pionerit. Mami nuk donte se kishte paragjykime atëhere, kurse babin e kam pasur gjithmonë mbështetje, përditë isha me një këmbëngulje që po të thoja do ta bëj këtë ushtrimin do I shkoja deri ne fund dhe sot ashtu jam’’ thotë Fitnete Duro.

Ndër të tjera ajo na rrëfeu edhe disiplinën si artiste por edhe sakrificën që duhej të bënte cdo ditë:

‘’ Domethënë 8 me 1 stërvitja dhe mbasdite 7 me 9 sepse shkonim dy herë kur ishim të rinj në studio dhe na stërviste vitore sallaku dhe Avni Luka, dy pedagogë ishin të përkryer, të kishe idhull professional jo ta kishe inat shokun’’ rrëfen Fitnetja për fillimet e saj si akrobate.

Si një artiste, e cila I ka prekur te dyja periudhët midis komunizimit dhe demokracisë, Fitnetja tregon se si ka ndryshuar publiku dhe shijet e tij:

’ Dashuria e publikut më duket se para viteve 90’ ishte më shumë sepse nuk kishte aktivitete të tjera, ishte cirku, Estrada, teatri, këto nuk kishte kafe, clube nuk ekzistonin dhe dyndeshin, me polic e ruanin. Ne bënim shumë turne, në të gjithë qytetet e Shqipërisë ‘’ thotë ajo.

Por duket se Fitnetja ka një peng, përsa I përket ndryshimit që ka pësuar cirku ndër vite dhe faktit se nuk është më aq I dashur për publikun sa dikur. Ajo tregon për miqtë e saj të cirkut, dhe për faktin, se dikur cirku ishte i mbushur me artistë ndërsa sot kanë mbetur vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre.

‘’Artistët e cirkut të gjithë me njëri-tjetrin kanë miqësi dhe shkojnë shumë mirë pasi dhe profilet I kanë të ndryshme, Tani jemi pak artistë, sepse më përpara kemi qenë 120 artistë, tani jemi 38 megjithë prapavijën, nuk jemi shumë por jemi si një familje e vogël’’ thotë ajo .

Fitnetja, duket se ka qenë e apasionuar me profesionin e saj gjihtmonë, aq shumë sa ia ka kaluar dashurinë për cirkun, pë akrobacinë edhe tre fëmijeve të saj, por duket se vetëm njëra nga vajzat e ka trashëguar plotësisht dashurinë për cirkun si nëna e saj.

‘’ Klaudia ka performance shumë të bukura dhe unë jam shumë e lumtur për Klaudian, them së më ka arritur, performon edhe nëpër clube, evenimente të ndryshme, ka një grup të vetin më vjen mirë që është shumë më shkathët se unë’’ shprehet znj. Fitnete Duro.

Edhe sot ajo vazhdon të stërvitet dhe të ndjejë të njëjtin pasion për profesionin e saj dhe kurrë nuk është penduar për atë çka zgjodhi në jetë.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Intervista ekskluzive/ Rrëfimi i kryeministrit Edi Rama, nga emisioni i RAI, akuzat ndaj të vëllait te mandati i Xhaçkës! Sot në 17:00 në Report TV

Intervista ekskluzive/ Rrëfimi i kryeministrit Edi Rama, nga emisioni i RAI, akuzat ndaj të vëllait te mandati i Xhaçkës! Sot në 17:00 në Report TV