‘Fitojmë nga 1000 dollarë deri në 5000 dollarë në muaj’, Rama prezanton të rinjtë në Korçë që nxjerrin shumë të ardhura: Të vetëpunësuar në tregun global online

‘Fitojmë nga 1000 dollarë deri në 5000 dollarë në muaj’, Rama prezanton të rinjtë në Korçë që nxjerrin shumë të ardhura: Të vetëpunësuar në tregun global online

Të rinjtë në Korçë

‘Ja disa nga mbi 100 të rinj e të reja në Korçë që janë vetëpunësuar në tregun global online dhe nxjerrin të ardhura shumë më të mira për veten e tyre, se sa po ta kërkonin punën në vende të tjera.’- bën me dije kreu i qeverisë Edi Rama në një video të publikuar në rrjetet sociale.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon ku janë intervistuar disa të rinj nga Korça, të cilët punojnë në platforma të ndryshme online, teksa kanë pohuar se marrin nga 1000-5000 dollarë në muaj.

‘Fiver, është një aplikacion ku mund të regjistrohesh, mund të jesh një dizejnator shumë i mirë. Unë jam Social Media Manager, menaxhoj kompani nga e gjithë bota. Arsyeja që jam këtu është se fitoj shumë, fitoj deri në 1000 dollarë në muaj. Shkon edhe më shumë!’- tha një e re nga Korça.

Një tjetër i ri pohon se nëse punon deri në 8 orë, ai mund të fitojë më shumë se 5000 euro në muaj.

‘Pika ime më e fortë është programimi dhe design, fitimet janë shumë të mëdha, nga 3100 dollarë në muaj, sepse kur i mbledhim këto, mbase dhe të lodhemi pak më shumë, nëse punoj 7-8 orë shkon deri në 5000 euro, më shumë se 5000 euro.’- tha ai.

Qytetarja: Punoj Social Media Manager, nuk e besoja në fillim fare se mund të fitoja lekë, por tani kam shumë fitim. Vetëm një punë që unë mund të bëj është 150 dollarë...

Gazetari: Ti mesatarisht në muaj, që ta llogarisnim, bë 10 punë në muaj dhe minimalisht në muaj e kap 1000 dollarë?

Qytetarja: Po!

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rilindasi: 27/02/2021 23:16

    Po e vertete pune ka...ehh si po vete kjo pune o zoti kryeminister si ato punet e molleve ne devoll....pastaj e dredh prap ti se ne te besojme perseri ti vazhdo hec hec jepi vazhdo dhe ne prap ne 25 Prill ty do kemi ne krye.....Zhgenjim o popull

    Përgjigju
  • 3xx: 27/02/2021 21:44

    Jane perralla me mbret. Une jam zhvillues aplikacioni (8vite eksperience) dhe punoj per nje nga kompanite me te fuqishme financiare ne evrope dhe marre nje page bruto rretj 6 mije euro ne muaj (pas taksave rreth 3.3 mije). Ata qe dolen ne interviste kishin njohuri minimale IT, dhe nuk e besoj qe eshte e vertete. Megjithate, uroj te jete e vertete, dhe sic e permendin dhe disa komentues te tjere duhet te paguajne dhe taksat. Jo per gje, por veç te tjerave mund t’jua konfiskojne pasurine kur te vije radha per vetting.

    Përgjigju
  • Iri: 27/02/2021 19:44

    Ajo bjondja sig i bo aq Kto te tjerat kam rezerva

    Përgjigju
  • on live: 27/02/2021 19:23

    Merita juaj ku eshte ketu z. Rama? se nuk po e kuptoj?

    Përgjigju
  • Futja pordhe: 27/02/2021 18:51

    Po ata kodoshat e tu ministra e doganjer sa bejne ne muaj e di?

    Përgjigju
  • Joni: 27/02/2021 17:43

    Ndonje takse pagujne keto?

    Përgjigju
    • grr: 27/02/2021 18:54

      Persh,taksen ja paguan aplikacionit jo rames sepse punon online

    • Tekniku: 27/02/2021 17:59

      Pyetje me vend. Po asnje kacidhe taks nuk paguajn.

  • Belle: 27/02/2021 17:14

    Ketu nuk eshte problem se nuk punon dot as se nuk ghendet pune po se ne shumice pretendohet pak pune shume llaf e shume para. Cdo gje fillon me veshtiresi dhe me shume pune.

    Përgjigju
    • Toni: 27/02/2021 19:26

      Po merita qeverise ku eshte. Apo qe i detyron te mashtrojne sepse sipas Rames duhet i jepnin 23% qeverise per keto leke meqenese e kaloj e 130 000 leket e reja ne muaj.

  • goni: 27/02/2021 16:53

    dikush ti thote atij b*les Andi Permetit qe behet edhe keshtu .....zari i olldashit

    Përgjigju
    • Tirona: 27/02/2021 19:40

      Jo vetem Andit por edhe te gjithe opionistave dhe analistave te se djathtes qe rrine dhe kakarisin neper studiot televizive me duket se ka dale dhe nje karagjoz tjeter, nje me mbiemer Kola , ku ne nje nga studiot TV, mbreme na u cirrte dhe bertiste si nje laragjoz kaluar karagjozit. Shyqyr zotit se jom i zone me pune dhe keto emisione i shikoj jo direkt por ne YouTube dhe kur vjene rradha per te folur te gjithe keta Karagjozat duke filluar qe nga Marku, Bushati, Gjekmarkaj, , Mertiri, Rakipllari e deri duke perfunduar tek Kolat i kaloj me shpejtesi sekuencat e tyre dhe shikoj vetem opinionet qe bejne Ngjela, Mingjozi,Cupi, Mece e te tjere opinioniste dhe analiste qe flasin duke thene vetem te verteten dhe pa bere zhurmusin sic bejne Ata qe nuk thone te verteten por qe i kane syte tek Telefonat per te percjelle mesazhet e padroneve te tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin