‘Fitoret kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe detyrim për kombëtaren’, Altin Rraklli: Ia dalim vetëm si grup

Ish-futbollisti i kombëtares Altin Rraklli në një intervistë për Report TV thotë se dy ndeshjet e qershorit, kundër Moldavisë me 17 qershor dhe Ishujve Faroe me datë 20, duhen të fitohen me patjetër nëse objektivi është shkuarja në Europian..

“Është detyrë shtëpia që këto dy ndeshje të fitohen. Kjo në rast se dëshiron të shkosh në Europian. Ne nëse nuk funksionojmë si skuadër, nëse s’kanë harmoni të gjithë repartet, nëse s’kan gjendje fizike të gjithë lojtarët është e vështirë. Vetëm në këtë mënyrë mund të kualifikohemi. Të japim 100% tonë. Lojtarët të jenë angazhuar maksimalisht dhe ti shohin të gjitha ndeshjet si finale,”-Altin Rraklli, ish-futbollist i kombëtares.

Mungesën e Brojës ai e cilësoi si të rëndësishme, por theksoi se vetem duke luajtur në grup kuqezinjtë mund t’ia dalin.

“Patjetër që mungesa e Brojës, lojtarë individualisht shumë i fortë që mund të zgjidhë situata në momente të caktuara, është një problem, por kemi lojtarë në sulm shumë të mirë. Uzuni është në gjendje fantastike për momentin, edhe në aspektin individual pasi është ngjitur në La Liga dhe atje ku ishte ndodhej në një kampionat shumë të fortë,”-tha Altin Rraklli, ish-futbollist i kombëtares.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përplasjet me Metën, Kryemadhi: Më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte! Në parti nuk ka nepotizëm

Përplasjet me Metën, Kryemadhi: Më ka sulmuar si politikane, jo si bashkëshorte! Në parti nuk ka nepotizëm