Duhej derbi që Partizani të rikthehej të fitoret. Të kuqtë ia dolën të merrnin 3 pikët me përmbysje në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit shqiptar, duke i mbyllur 90 minutat me rezultatin 2-1. Pas golit të shpejtë të Latifit për bardheblutë, barazoi Skuka me penallti, ndërsa po brenda pjesës së parë Tedi Cara realizoi golin e fitores për Partizanin. Ky sukses ishte i pari në derbi për trajnerin e Partizanit Orges Shehi, i cili më herët e ka fituar me Tiranën.
“Dhe unë kisha disa emocione sot sepse isha përballë një skuadre që kam luajtur 10 derbi kundër tyre. Është ndjesi e bukur ta fitosh derbin si nga një krah ashtu edhe tek tjetri. Ishte një ndjesi e bukur,"-u shpreh Orges Shehi, trajner i Partizanit.
“Kjo ishte e bukur sepse i dha tre pikët ekipit. Besoj se tani do rikthehet qetësia në kampin tonë,”-tha Tedi Cara, futbollist i Partizanit.
Të Tirana nuk e përtypin dot gabimin e portierit Abdullahu i cili shkaktoi penallti dhe bëri që të rikthehej përkohësisht baraspesha.
“Besoj që këtë javë do filloj ndryshimi nga porta. Duhet të bëhet një farë ndryshimi dhe shpresoj që të kthehet edhe portieri Selmani. Duhet të kemi një çik më siguri te mbrojtja,”-deklaroi Refik Halili, president i Tiranës.
“Normalisht na vjen keq dhe jam shumë i mërzitur sidomos për tifozët dhe për familjarët që e vuajnë këtë pjesë,”-u shpreh Julian Ahmataj, trajner i Tiranës.
Për shkak të hedhjes së flakadanëve në fushë janë arrestuar dy tifozë, ndërsa gjashtë të tjerë janë proceduar pasi janë kapur po me lëndë piroteknike në kontrollin para se të futeshin në stadium. Njëri prej tyre ishte i mitur.
Ne.k./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?
-
Të drejta
22%
-
Te gabuara
73.4%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 523
Lajme të tjera
-
Vllaznia 'hakmerret' dhe mund 0-1 Egnatian, Brdaric debuton me tri pikë! Teuta fiton 0-2 në Kukës dhe dërgon verilindorët në të Parën! Në 19:00 Tirana - Partizani
28 Prill, 17:04
-
Përballet në derbi si ish, Orges Shehi i Partizanit: S'ka rol të madh, më të rëndësishëm lojtarët që e nisin nga stoli
27 Prill, 18:28
-
Bllokim rrugësh dhe tifozët të shoqëruar nga policia, derbi Tirana - Partizani fut kryeqytetin në 'qytetrrethim'
27 Prill, 17:45
-
'Ndaj Partizanit vetëm tri pikë', Erbim Fagu para derbit: Duam të kthejmë buzëqeshjen te tifozët e Tiranës
27 Prill, 16:27
-
Eliminimi nga Kupa, sezoni i Tiranës kalon në derbin me Partizanin! Agjenda e Superligës
26 Prill, 15:01
-
Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin
26 Prill, 11:17
-
Kukësi - Egnatia diskutojnë trofeun e Kupës së Shqipërisë! Verilindorët eleminojnë Tiranën, rrogozhinasit mes dramës Vllazninë
24 Prill, 20:16
-
Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel
24 Prill, 12:59
-
Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?
24 Prill, 10:02
-
Volejboll/ Tirana fiton 1-3 derbin e parë me Partizanin, bardheblutë marrin avantazhin me përmbysje
23 Prill, 14:59
-
Sonte derbi i titullit, Inter për yllin e dytë dhe Milani për të shpëtuar nderin! Tifozët zikaltër ndezin 'Apianon'
22 Prill, 12:37
-
FOTO/ Orges Shehi si Mourinho, i dërgon mesazh 'të fshehtë' ekipit me copa letre! Zbulohet skema e trajnerit të Partizanit
21 Prill, 18:33