Fjalë zemre, Olta Boka surprizon vëllain: Uroj të numërojmë më shumë momente ku lotët janë prej gëzimit…(VIDEO)

Stivi Boka së fundmi ka prezantuar projektin e tij më të fundit muzikor, këngën "Xheloze", e cila u pëlqye që ditën e parë të publikimit.

I ftuar në “Rreze Dielli” këngëtari ka treguar si lindi ideja për të sjellë këtë këngë, ndërkohë që shumë shpejt do të sjellë edhe projekte të tjera muzikore. Ndër këta projekte, ai nuk përjashton edhe një bashkëpunim me motrën e tij Oltën dhe babain, Reshit Bokën.

Vetë Olta e ka surprizuar Stivin me një videomesazh.

Nuk ka gjë më të bukur kur dëshiron dhe uron suksesin dhe lumturinë e vëllait, madje më shumë se sukseset e tua. Nuk e di nëse tingëllon ndryshe, por vajzat që kanë vëllaa e kuptojnë, por investimi më I madh është kur njerëzit e tu janë të lumtur dhe shikon momentet e tyre të suksesshmë. Dhe uroj që momentet e suksesshme të Stivit të jenë të shumta. Ishte thjeshtë çështje kohe për ti shkëlyer ylli me të cilin Stivi ka lindur. Do jem pranë tij gjithmonë, qofshim mbështetja më e madhe dhe të ndajmë gjithmonë gëzimet por jo vetëm, por uroj të numërojmë më shumë momente ku lotët janë prej gëzimit. Kjo mund të mos jetë video më e artikuluar, por janë fjalë zemre”, thotë ndër të tjera në videomesazhin për vëllanë e saj Olta Boka.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë