Fjalori nekrofil, si simbol fillimi i kësaj legjislature

Fjalori nekrofil, si simbol fillimi i kësaj legjislature

Enkelejd Alibeaj

Ka vetëm pak ditë që po jetësohet legjislatura e 10-të e parlamentit të ri shqiptar. Pas shumë muajsh largimi nga salla e parlamentit, opozita ka zënë vendin e saj të merituar. Në shpalosjen e programit, që Rama e ka ndarë me ministrat e tij është dëgjuar se çfarë synohet dhe sesi do të realizohet. Dhe, pa kërkuar ose lënë kohën e përshtatshme, programi qeverisës është kaluar për sqarime në parlament.  Në fakt, duhej kohë që të lexohej si duhej. Ashtu si duhet t’i lihet koha e mjaftueshme një ekzekutivi për të gjykuar realisht nëse ai e ka përmbushur apo jo programin e tij.

Programi “Rama 3” e kërkon këtë, fillimisht prej vetë logjikës, sipas të cilës nuk mund të gjykosh një produkt që nuk ekziston dhe e dyta prej sfidës. Për fat të keq duhet të jenë vetë ekonomistët ata që duhet të kanalizojnë mendimet, idetë dhe mbi të gjithë dobinë e tij. Në vend të kësaj, opozita ka zgjedhur fjalorin e përhershëm, që si zakonisht shkon deri në nekrofili: “Demokracia shqiptare nuk është krizë, ajo ka vdekur. Ka vdekur në shtyllat e saj kryesore. Në themelin e saj janë zgjedhjet e lira. Demokracia shqiptare është vrarë.

Gishti mund të drejtohet tek shumë prej nesh në këtë sallë, apo tek ata që. Ekzekutori i vetëm është Rama. Këto janë pasoja tragjike të një keq qeverisjeje. Ky njeri nuk do të ishte sot këtu duke treguar përralla për atë që nuk ka bërë dhe atë që nuk do të bëjë në të ardhmen, por do të ishte duke u marrë me avokatët e tij mbrojtës, për atë që i ka bërë vendit bashkë me ortakët e tij. Ai që qëndron ulur këtu mbrapa po thotë që Shqipëria po ecën kryelartë falë veprave të lavdishme dhe unitetit të parti-popullit. Më lejoni ti bëj autopsinë kufomës së kësaj qeverie, me bisturitë e partnerëve”, u shpreh kryetari i opozitës Basha.

Këto elementë metaforikë nekrofilie i shkojnë shumë perceptimit që i bëhet një sunduesi autoritar, i cili di të përdori të gjitha mundësitë e pushtetit të shtetit në luftën për të kapur pushtetin e mbajtur me çdo kusht por edhe duke shfrytëzuar për përfitime private. Për fat të keq, kjo duhet të provohet. Basha dhe njerëzit e tij jo pak herë me asistencën e duhur, thjesht i kanë dhënë më humb pikë kësaj qeverie.

Dhe, kjo është paradoksalisht, sot, arma e pozitës dhe opozitës, që populli dhe të gjithë organizatat nuk e zbulojnë dot zyrtarisht: korrupsioni i madh dhe retorika mashtruese, që shkon me luftë dhe vdekje. Qysh në kohën e filozofit grek Aristotelit bëhej prej tij dallimi midis “sundimit të ligjit” dhe “sundimit të forcës”. I pari lidhej me rregullin demokratik, ku përfitonte e gjithë shoqëria, kurse sundimi i forcës përbënte një formë autoritare, të çoroditur dhe të korruptuar të sundimit.

Përdorimi i këtij leksiku të bën të kuptosh qartë demokracinë tonë, por edhe mënyrën sesi do të operojë legjislatura e 10-të. Nekrofilia nuk është pjesë e demokracisë, por e diskurseve totalisht autoritare, që Shqipëria me të gjithë qeverisjen me probleme, nuk i takon dot. Por Basha duket e ka të vështirë të kuptojë, që shqiptarët kanë nevojë për retorikë tjetër nga ajo e Ramës dhe kritikë tjetër nga ajo e vetë tij, me të cilën na ka shurdhuar dhe pastaj e ka braktisur, duke u kthyer nga fillimi.

Konica e thoshte më bukur: “Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot”. Mbase nuk jemi aq poshtë, por jemi njësoj konfuzë,  qoftë edhe pas bojkotit, ndaj nuk e duam… nekrofilinë e re të z. Basha. 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin