“Fjongoja rozë”/ Në skenë jo vetëm si artiste, Ermonela Jaho: Ndihem qenie humane më e mirë (VIDEO)

Fjalët për të përshkuar emocionet e mëdha, që përjeton në këtë rikthim në shtëpinë e saj, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho kësaj here e ka të vështirë që t’i gjejë lehtësisht. Jo vetëm, sepse këtu janë rrënjët e saj, por sepse, kauza që këtë mbrëmje do ta ngjitë në skenën e Qendrës Kulturore Ortodokse përkrahë artisteve Elda Laro, Vikena Kamenica, Enada Hoxha dhe Paula Jaho është e fortë. Ermonela Jaho vjen në këtë kauzë, si grua, si motër edhe si shoqe për të dhënë kontributin e saj, por edhe për të dhënë një mesazh për mbarë shoqërinë tonë, që kushdo mund të bëjë gjëra humane në Shqipëri.

“Kur kthehesh në shtëpinë tënde ndihesh shumë e emocionuar. Është një energji të veçantë, që unë nuk gjej dot fjalët për ta përshkruar. Është boshllëku i madh që të mungon, jo për të ngritur flamurin e patriotizmit, por sepse janë rrënjët e tua. Sidomos kur vjen për një kauzë, jo vetëm si artiste, por si grua, motër edhe shoqe do të jap kontributin tim, ndihem qenie humane më e mirë, artiste më e mirë, edhe në një farë mënyre është një mesazh që mund t’i jepet brezit të ri,që gjërat pozitive ndodhin edhe në Shqipërinë tonë me halle”, rrëfen sopranoja Ermonale Jaho.

Ermonela Jaho

Prej dy vitesh Ermonela Jaho është ambasadore nderi e YËCA, shoqatë joqeveritare, që ka në fokus ndërgjegjësimin e grave mbi kancerin e gjirit. Kësaj here Jaho ka zgjedhur për të ngjitur në skenë, artistet më në zë të cilat dinë të jetësojnë çdo ditë forcën e gruas me artin e tyre.

“Ndihem e nderuar që jam pjesë e këtij rrugëtimi, duke kapur dorë për dore gratë shqiptare për të bërë diçka. Është një pikë ujë në oqean. Por nëse kjo pikë ujë është e mbushur me dashuri edhe vullnet arrin që të çajë edhe një gurë. Urojë që të jetë një gurë i vogël, që të ndërtohet diçka e madhe. Mendoj se duhet të japim ne shembullin tonë edhe duke e bërë në mënyrë konkrete është ndryshe. Mendoj se kjo nisëm mund të ndihmojë, të tërheq vëmendjen për më shumë ndërgjegjësim, për ta njohur këtë sëmundje, që gratë diagnostifikohen më të, mos të ndihen në faj apo ta përjetojnë si ndjenjë turpi”, thotë Jaho,  e cila sjell në kujtesë dy mikeshat e saj, që kanë humbur jetën nga kjo sëmundjeje.

Foto nga provat

Sipas Jahos, nuk duhet të jemi pjesë e kësaj kauze, vetëm kur prekemi emocionalisht.

“ Të gjithë duhet që të japim kontributin tonë. Fjala e fundit do të mbetet vazhdimësia që ne do bëjmë”, thotë Jaho.

Drejtoresha e YWCA, Dona Godaj, teksa rrëfen 11 vite eksperiencë të shoqatës që ajo drejton, ndalet edhe tek dëshira, që pas këtij koncerti të hapet një fond, që do të ketë në qendër shërbimet falas për gratë edhe familjarët e tyre

Foto nga prezantimi

“YWCA në 11 vite ka në fokusin kryesor ndërgjegjësimin e grave për diagnostifikim të kancerit të gjirit. Përvoja na ka treguar se këto gra kalojnë një periudhë shumë traumatike kur diagnostifikohen. Nisur nga kjo nevojë ne menduam që të organizojmë këtë koncert bamirësie, që të ngremë një fond fillestar për hapjen e një qendre që do të ofrojë shërbime falas për gratë edhe familjarët e tyre, psiko-sociale edhe ligjore”, shprehet Godaj.

Sopranoja lirike Ermonela Jaho ka një mesazh për të gjitha gratë shqiptare, të cilat duhet të punojnë çdo ditë për të mos u injoruar nga shoqëria.

“Edhe në tunelin më të errët është e rëndësishme që të ngrini zërin. Ngrini zërin, sepse nëse të dëgjojnë do vijë një moment që nuk do të injorojnë më. Nxirrni anën tuaj më të mirë, me sfida, tregoni anën tuaj pozitive, sepse do vijë momenti që nuk do t’ju injorojnë më. Ky është edhe mesazh. Kur shihni diçka që nuk është e drejtë, ngrijeni zërin. Ky është detyrim human, nëse nuk vlerësojmë edhe duam njëri-tjetrin ne do të zhdukemi si komb”, përfundon Jaho.

Fitimet e koncertit, që do të zhvillohet sonte në orën 19:00 te salla e Katedrales Ortodokse në kryeqytet, do të shkojnë për të mbështetur gratë me kancer gjiri.

Foto nga provat

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit