Flamurtari prezanton trajnerin, Diego Longo flet si 'lab': Ai që ka presion mos marrë pjesë

Flamurtari ka prezantuar para medieve trajnerin e ri. Italiani Diego Longo ka marrë përsipër të drejtojë ekipin në garën për t'u ngjitur në Superligë, teksa janë edhe gjashtë ndeshje në përmbushje të objektivave. Ish-trajneri i Kukësit ka thënë se nuk duhet të ketë presion në ekip, teksa tregon se e njeh ekipin. Në prezantim kanë qenë edhe presidenti Sinan Idrizi dhe drejtori sportiv, Alfred Ferko.

 “Kam pasur edhe oferta të tjera por nuk kam pranuar. Duhet të shkojmë në Superligë, sot ekziston vetëm Flamurtari dhe këto 6 ndeshje. I kam parë ndeshjet dhe njoh skuadrën. Nëse stërvit një skuadër me emrin e Flamurtarit dhe investimet e bëra, nuk ka presion, ka vetëm detyrim të bësh më të mirën. Ai që ndjen presion nuk duhet ta marrë përsipër”, tha Diego Longo.

Në fjalën e tij, presidenti Sinan Idrizi falenderoi ish-trajnerin Marcello Troisi dhe premtoi Superligën.

"Longo ka një karrierë të jashtëzakonshme. Shpresoj që do të bëjmë punë të mëdha së bashku. Bashkëpunimi me trajnerin, është një çështje emergjence për kohën e tanishme por do të jetë i gjatë. Superliga është e padiskutueshme për ne. Troisi nuk gaboi, por gjërat nuk shkuan mirë dhe e falënderoj për punën e bërë me ne”, u shpreh Idrizi.

Pas 20 javëve në Kategorinë e Parë, Flamurtari me 35 pikë mban vendin e tretë, tre më pak se Skënderbeu kryesues dhe dy më pak se Dinamo e vendit të dytë.

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë