Flamurtari 'turpëron' gjirokastritët, fiton thellë 6-1, jep dorëheqjen trajneri i Luftëtarit

Flamurtari 'turpëron' gjirokastritët, fiton thellë 6-1, jep dorëheqjen trajneri i Luftëtarit

Trajneri i Luftëtarit Neritan Novi

Flamurtari merr fitoren e dytë në këtë kampionat të kategorisë superiore, duke e kaluar edhe një herë tjetër Luftëtarin. Madje fitorja e së shtunës ka qenë mjaft e thellë,në shifrat 6-1 për vlonjatët ,çka sjell edhe dorëheqjen e trajnerit Novi nga stoli i Luftëtarit.

Ribaj dy herë, Hoxhaj tre gola dhe Henrique janë autorët e golave për Flamurtarin,ndërsa Oshafi për Luftëtarin ka shënuar golin e nderit. Pas ndeshjes, trajneri Marcelo Troisi është shprehur i kënaqur me fitoren dhe mbi të gjitha faktin që ka kaluar Luftëtarin në renditje.

"Mendoj se kemi bërë një ndeshje shume te mire, mbi të gjitha duke fituar dhe kjo ishte mjaft e rëndësishme. Objektivi ynë ishte fitorja sot, ndërsa edhe Partizani një javë më parë kemi zhvilluar ndeshje të mirë, por fati nuk na deshi të merrnim qoftë edhe një pikë. Lojtarët luajtën lirshëm gjatë gjithë 90 minutave dhe shënimi i golave na ndihmoi të ishim mjaft të qetë. Një ndeshje e zhvilluar në mënyrën e duhur dhe e kishim përgatitur skuadrën për të mos lëshuar aspak përballë kundërshtarit dhe kështu ndodhi. Kemi pasur dhe në ndeshje të tjera mundësi për të marrë pikë, por pak nga eksperienca apo dhe nga fati nuk kemi mundur. Duhet të jemi të kujdesshëm ,pasi kemi përpara edhe pse ndeshje të tjera. Objektivi ishte të kalonim Luftëtarin dhe ia kemi arritur qëllimit. Të paktën për vetë situatën ku ndodhemi duhej të fitonim sot ,çka e arritëm dhe të ishim para Luftëtarit në renditje dhe për këtë jam i kënaqur", tha Marcelo Troisi.

Me humbjen, trajneri Neritan Novi i Luftëtarit ka dhënë dorëheqjen,ndërsa ka pranuar se nuk mund të vazhdojë në këtë situatë.

"Sot janë ndeshur dy nga ekipet më të mira të superligës, por të dyja kanë rënë shumë nga kategoria. E kisha përgatitur ekipin me një humbje jo kaq të thellë. Kisha ardhur këtu me synimet e mia minimalja të merrja një pikë, por me këtë rezultat 6 me 1 jam i detyruar t'i kërkoj presidentit dorëheqjen time. janë larguar shumë luftëtarë, rreth 11 12, kam një grup me shumë të rinj, është e ardhmja, nja 6 luajnë me ekipin kombëtar, por duhet kohë. Nuk mund të rri më gjatë duke ngrënë nga 5-6 çdo javë", tha Novi.

Flamurtari ka arritur kështu fitoren e dytë në kampionat, duke shkuar në 14 pike në renditje, ndërsa ndeshjen e radhës e Luan përballë Laçit në transfertë. 


Lajmi kryesor:

Banderola për Thaçin shtyn 20 min ndeshjen Flamurtari-Luftëtari, përfundon me rezultat të thellë'! Dorëhiqet trajneri i gjirokastritëve


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri

Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri