Pronari i hotelit "Voloreka", Jetmir Muçllari ka treguar se kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov, në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Sipas tij, objektivi i atentatit ka qenë djali i tij. Ata kanë qëlluar fillimisht në drejtim të rojës së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte.
Ai ka zbuluar se kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës së djalit të tij dhe dy dhomave të tjera, ku ishin turistë. Pronari i hotelit, Jetmir Muçllari thotë se janë të kërcënuar të gjithë si familje dhe ka kërkuar mbrojtje nga policia.
"Kanë qenë dy persona në këmbë, të cilët kanë qëlluar me kallashnikov,duke shkehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara dhe hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turistë. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit, duke i kërkuar që të mos lëvizte. Plumbat dëmtuan dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshoj se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave ka qenë djali im. I kam denoncuar me emra autorët por policia nuk po vepron. Kërkoj azil për dy djemtë, pasi këtu ju rrezikohet jeta", deklaron për "Report Tv", Jetmir Muçllari.
Lajmi kryesor:
2 atentate në 7 ditë ndaj pronarit të 'Volorekës', shënjestra ishte djali i Jetmir Muçollarit/ 'I denoncova me emra, por u përkrahën nga policia' (VIDEO)
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.2%
-
Jo
71.9%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2423
Lajme të tjera
-
IKMT aksion në Tushemisht për prishjen e objekteve pa leje! Kryeinspektori: Pastrojmë bregun e liqenit
16 Prill, 12:10
-
Kosovë/ Përplasje me armë mes dy grupeve në Gjakovë
15 Prill, 10:56
-
Pogradec/ Vihet nën hetim 61-vjeçari që po ndërtonte pa leje! U konfliktua fizikisht me 3 komshinjtë, ata i dëmtojnë lokalin
14 Prill, 14:15
-
Nis plazhi në Vlorë, operatorët turistikë ende s’janë gati: S'ka punëtorë në sektorin e hotelerisë! Mungesa edhe në Pogradec, shkak pagat e ulëta
13 Prill, 17:17
-
Pogradec, kreu manovër të gabuar, Rrugorja ndëshkon me gjobë drejtuesin e automjetit
13 Prill, 15:58
-
I zhdukur prej 4 muajsh, gjendet trupi i dekompozuar një 46-vjeçari në Pogradec
9 Prill, 08:46
-
Çelet në Pogradec ekspozita në kujtesë të piktorit të ndjerë Gjergji Lako, e bija shpërthen në kritika: Jam e tronditur!
7 Prill, 11:31
-
VIDEO/ Agim poetik nga Pogradeci
7 Prill, 09:38
-
Zjarri në Niçë të Pogradecit ende aktiv, zjarrfikëset punojnë për ta shuar
4 Prill, 14:39
-
Pogradec, vatër zjarri në fshatin Niçë, zjarrfikësit dhe banorët po punojnë për izolimin e flakëve
3 Prill, 21:58
-
‘Për fundjavë në Pogradec’, liqeni mbushet me turistë! Pushuesit: Të ofron gjithçka me çmime të lira
31 Mars, 16:44
-
Kanoset avokati në Memaliaj, 41-vjeçari i del para dhe qëllon me armë në ajër! Vihet në pranga
29 Mars, 08:24